Për të 47-in vit me radhë është kremtuar në qytetin e Berissos në Argjentinë Dita Kombëtare e Emigrantëve. Një aktivitet disa ditor i cili synon të nderojë dhe të kremtojë kontributin që emigrantët nga vende të ndryshme të botës kanë dhënë në ndërtimin dhe zhvillimin e Argjentinës. Një prej tyre është edhe komuniteti shqiptar. Këtë vit komuniteti shqiptar është prezantuar nëpërmjet një programi të larmishëm të krijuar nga shoqata “Bashkimi Berisso”, më pjesë tradicionale shqiptare, kulinari tipike etj. Gjithashtu këtë vit përfaqësuese kulturës së komunitetit shqiptar është zgjedhur Johanna Vanina Barra.
Dita Kombëtare e Emigrantëve është vendosur në vitin 1949 për të përkujtuar emigracionin dhe të ofronte mbrojtje për individët e të gjitha kombeve dhe familjet e tyre që dëshironin të bënin Argjentinën shtëpinë e tyre. Republika Argjentinase i hapi kufijtë e saj për emigrantët nga kudo në botë që donin të jetonin në këtë tokë. “Emigrantët kanë kontribuar në ndërtimin e identitetit dhe vlerave të kombit ndaj festimi i trashëgimisë jo vetëm që na lidh me historinë tonë, por gjithashtu na frymëzon të vazhdojmë të punojmë drejt një të ardhmeje më të mirë” thuhet në proklamatën shpjeguese të kësaj dite.