Në datën 22 shtator, të gjithë të rinjtë shqiptarë në New York dhe më tej janë të ftuar të marrin pjesë në eventin e parë të Ditës së Ecjes (Hiking) për Rininë Shqiptare, një aktivitet që do të mbahet në Bear Mountain, në adresën 3004 Seven Lakes Drive, Stony Point, NY 10986. Pika e takimit do të jetë pranë zonës së parkimit, ku do të valviten flamujt shqiptarë dhe amerikanë.
Ky aktivitet ofron një mundësi të shkëlqyer për të njohur miq të rinj dhe për të shijuar aktivitete të shumta pas ecjes, si volejbolli dhe lojëra të tjera. Organizatorët synojnë të krijojnë një mjedis ku të rinjtë shqiptarë mund të lidhen dhe të ndërtojnë miqësi të qëndrueshme.
Në fjalën e tij për këtë event, organizatori Mark Gjonaj tha: “Le të krijojmë një ambient ku rinia jonë mund të lidhet me njëri-tjetrin dhe të ndërtojë miqësi të qëndrueshme”.