Itali/Shqipëria vendi mik i festivalit Cerealia 2024

E diel, 13 Tetor, 2024

Në datat 14 shtator – 31 tetor 2024 do të zhvillohet në Itali edicioni i 14-të i festivalit ndërkombëtar “Cerealia – Festa e drithërave – Perëndesha e Tokës dhe Mesdheu”.

Cerealia përbën një festival ndërkombëtar ndërdisiplinor; ai i dedikohet gjithë kulturës së drithërave dhe merr frymëzim prej ritualesh të celebruara në Romën e Lashtë mes prillit e qershorit për nder të Perëndeshës së Tokës të Kultivuar Ceres e asaj Vesta, Perëndesha e Vatrës së Zjarrit të Shenjtë të qytetit. Nëntitulli Perëndesha e Tokës dhe Mesdheu i referohet dimensionit ndërkombëtar të festivalit, që vendos theksin tek shkëmbimet ndërkulturore në binjakëzimin e përvitshëm me një vend të këtij deti.

Ideator e organizator nismëtar i eventit shoqata kulturore Music Theatre International – M.Th.I. ETS, drejtuar nga Paola Sarcina. Mbështesin këtë edicion Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali, Ministria italiane e Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor e Pyjeve (MASAF), rajonet Pulja e Lacio, Roma Capitale (enti territorial administrator i territorit bashkiak roman), komuna Sezze e ARGA Lacio (enti i gazetarëve të tematikave bujqësore të këtij rajoni).

Duke u shtrirë përtej përmasave të gastronomisë Cerealia përqafon promovimin për publikun të traditave kulturore-artistike të vendeve mike, të cilave u ofrohet një dritare përfaqësimi.

Festivali hapet në 14 shtator në 18.00 me një event kushtuar historisë e kulturës së Shqipërisë në kornizën e Villa Falconieri-t në Frascati. Eventi organizohet në bashkëpunim me Akademinë Vivarium novum, ISMEO (Instituti italian për Lindjen e Mesme e të Largët) dhe nën praninë e përfaqësive diplomatike të Sllovenisë e Shqipërisë.

Në panelin e tryezës së rrumbullakët “Një vështrim mbi Shqipërinë historike e bashkëkohore” do të flasin – nën moderimin e Paola Sarcina-s – presidenti i ISMEO Adriano Rossi, ai i Akademisë Vivarium novum Luigi Miraglia, profesori Julian Bogdani e gazetari Gjergji Kajana.

Takimet në kuadrin e Festivalit Cerealia 2024 do të jenë 36, të organizuara në Romë e 8 rajone italiane (Lacio, Siçili, Lombardi, Kampania, Molize, Piemont, Pulja, Kalabri). Do të jenë pjesë e programit vizita me guida, ekskursione në natyrë, degustim produktesh tipike mike të mjedisit, takime tematike e konferenca, laboratore për fëmijë e familje, koncerte. Përfshirë mes eventeve promovimi i arbëreshëve të Italisë (Romë 15 shtator, Kalabri 26 tetor në Çivita të Kozenca-s, Palermo 31 tetor), dialog letrar me temë zërin e gjinisë femërore mes shkrimtareve Olimbi Velaj e Eliza Çoba (Romë 24 shtator 17.30-19.30), dialog mbi kulturën shqiptare në ndërveprim me Italinë (Tarquinia 12 tetor 18-20), workshop thellimi mbi gastronominë identitare shqiptare me Dhurata Thanasi Daneri e pjesëmarrjen e psikologes Matilda Kosta e gazetares së tematikave agroushqimore Tiziana Briguglio (Romë 31 tetor 18.30 – 20.30).

LINK ME PROGRAMIN ZYRTAR TË FESTIVALIT CEREALIA 2024: https://www.cerealialudi.org/programma-cerealia-2023/.