Itali/ Shoqata “Korabi” dhuron inkubatorë për spitalet e Kukësit dhe Vlorës

E shtunë, 12 Tetor, 2024

Shoqata “Korabi” në Bolonjë, e përbërë nga sipërmarrës të suksesshëm shqiptarë dhe profesionistë arbëreshë në Itali, po vazhdon traditën e saj të bamirësisë dhe solidaritetit. Pas një viti, shoqata ka organizuar përsëri një nismë të rëndësishme për donacion në spitalet e Shqipërisë, duke dhuruar dy inkubatorë modernë për repartet e maternitetit të spitaleve në Kukës dhe Vlorë.

Inkubatorët, të cilët janë pajisje jetësore për të shpëtuar jetën e foshnjave të sapolindura, do të dorëzohen përmes dy ceremonive zyrtare nga Presidenti i shoqatës, Alberto Astrit Poti, dhe anëtarët e shoqatës “Korabi”.

“Kjo është një nismë me vlerë të madhe humanitare. Shoqata jonë përbëhet nga sipërmarrës shqiptarë që jetojnë në Itali prej 30 vitesh dhe profesionistë arbëreshë të shquar, të cilët bashkëpunojnë për të ndihmuar në fusha të ndryshme, nga ato kulturore te ato sociale dhe bamirëse,” tha Presidenti i Shoqatës “Korabi”, Alberto Astrit Poti. Ai shtoi se qëllimi kryesor i shoqatës është promovimi i solidaritetit dhe mbështetja e qytetarëve shqiptarë, veçanërisht e atyre që kanë nevojë për trajtime shëndetësore që nuk mund të ofrohen në Shqipëri.

Kjo iniciativë vjen pas suksesit të vitit të kaluar, ku shoqata “Korabi” dhuroi dy inkubatorë për spitalet e Shkodrës dhe Durrësit, duke vazhduar përkushtimin e saj ndaj ndihmës për ata që janë në nevojë.