“Vallet e vendit tim”, një festë ndërkulturore në zemrën e Milanos

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në një nismë që promovon artin, kulturën dhe diversitetin, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, në bashkëpunim me shoqatën “A Coded World,” do të organizojë një ngjarje të veçantë kushtuar valleve ndërkulturore. Ngjarja, e titulluar “Vallet e Vendit Tim,” do të mbledhë së bashku përfaqësues nga 14 vende të ndryshme në një festë unike që do të zhvillohet në Milano.

Ngjarja synon të prezantojë dhe promovoje pasurinë e traditave kulturore të këtyre vendeve përmes një spektakli vallesh që do të ndriçojë skenën me ritmet e ndryshme të botës.

Përfaqësuesit shqiptarë në këtë aktivitet do të jenë artistët e Qendrës Artistike dhe Kulturore Shqiptare “Margarita Xhepa,” të cilët do të prezantojnë vallet tradicionale shqiptare, që përfaqësojnë diversitetin dhe trashëgiminë e pasur të kombit tonë.

Ky event jo vetëm që thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, por edhe përforcon detyrën e brezave të rinj për të transmetuar këto vlera tek pasardhësit e tyre. Pas më shumë se 35 vjetësh, detyra për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare mbetet jetike, dhe muzika, vallja, sporti dhe arti janë mjete të fuqishme për ta arritur këtë qëllim në mënyrë natyrale.

Vallet shqiptare, të njohura për elegancën dhe fuqinë e tyre artistike, sjellin në skenë historinë e një kombi që lëvron ndërmjet malësive dhe fushave të pafundme, nga veriu në jug, duke bashkuar me krenari dhe dashuri të gjitha krahinat e vendit.

Eventi do të jetë një takim i veçantë mes kulturave të ndryshme, ku çdo hap i valltarëve do të tregojë histori të lidhjes dhe të bashkimit, duke nxjerrë në pah bukurinë e diversitetit që na pasuron. Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë në këtë ngjarje të veçantë, dhe biletat mund të blihen në platformën Ticketone.

Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar për organizimin e këtij eventi, përfshirë zyrtaren për diasporën Luljeta Cobanaj dhe shoqatën “A Coded World,” për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre në promovimin e kulturës shqiptare në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.