Mësimi i gjuhës shqipe dhe libri shqip në bibliotekat e Suedisë

E shtunë, 14 Shtator, 2024

Të flasësh për gjuhën shqipe duhet një kohë e gjatë, por me një shpirt të mbushur plot, sepse vetë gjuha shqipe të mbush e të plotëson. Diaspora është një ”kasafortë” ku ruhet gjuha, tradita dhe kultura e një vendi, sepse duhet të jesh larg vendit tënd për të kuptuar se sa bukur tingëllon gjuha shqipe, ajo gjuhë me të cilën u lindëm, u rritëm, u arsimuam dhe sot e kultivojmë atë në vise të huaja.

Unë jetoj dhe punoj prej 6 vitesh në Stokholm të Suedisë. Jo vetëm që nuk e kisha menduar kurrë, por as nuk isha e përgatitur për të vazhduar punën e mësueses së gjuhës shqipe në shkollat e Stokholmit (sepse nuk e mendoja që kjo gjë ndodhte). Vitet e para mësova intensivisht gjuhën suedeze, por kurrë pa e harruar gjuhën shqipe, madje natyrshëm më vinte edhe lidhja e gjuhës mëmë me gjuhët e tjera.

Ishte interesante në mbrojtjen e një teme – detyre kursi në lëndën e suedishtes për të bërë lidhjet e gjuhës shqipe me atë suedeze. Ta shihje në aspektin e mallit dhe të ndjenjës, ishte vërtet krenari, sepse tregova që gjuha ime është një gjuhë që ka degën e saj në pemën e gjuhëve indo europiane por ta shihje në aspektin shkencor ishte një gjë interesante, sepse studimi i gjuhës shqipe si gjuhë të tjera është një lëndë që jo vetëm të jep dorë, por edhe të pasuron. Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë ka vite që ushtrohet dhe praktikohet, ku ne jo vetëm që duhet të jemi të kënaqur për këtë, por edhe duhet të angazhohemi më shumë për ta ruajtur dhe kultivuar këtë mundësi të mirë që i bëhet brezave të rinj shqiptarë që vijnë nga Shqipëria, Kosova, shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Në shkollat ku unë aktualisht bëj mësim, mësimi i gjuhës shqipe ka rëndësinë e lëndëve mësimore, pra ajo vlerësohet me notë, ka ngarkesë me pikë që çdo nxënës që lexon gjuhë shqipe është në të njëjtin nivel me lëndët e tjera që bën çdo ditë në shkollë.

Gjuha shqipe lexohet dhe mësohet ose frekuentohet nga fëmijë shqiptarë (Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut) si mësim plotësues, duke iu përmbajtur një programi mësimor të hartuar nga institucionet arsimore suedeze (Skolverket), madje dhe vlerësimi me notë bëhet sipas kushteve dhe kërkesave që institucionet arsimore suedeze kanë hartuar. Dhe kjo ka bërë që edhe përzgjedhja e teksteve nga ana e mësuesve duhet të jetë një zgjedhje e kujdesshme për dy arsye themelore, së pari: teksti me të cilin do të punojmë dhe do t’i ofrojmë nxënësve duhet të jetë një tekst i përdorshëm, te përmbajë informacione të ndërthurura midis gjuhës – kulturës dhe traditës.

Së dyti: tekstet që ne përzgjedhim për mësim duhet t’i përmbahen kushteve dhe kritereve arsimore të përcaktuara në institucionet përkatëse, sepse në fund këto kritere duhet të jenë në përputhshmëri me vlerësimin që nxënësi do të marrë në fund të çdo termini shkollor.

Duke qenë se shumë vite më parë në diasporë mësimin e gjuhës shqipe e kanë zhvilluar persona jo profesionalë, kjo edhe për arsye se nuk kishte një fluks kaq të madh të fëmijëve shqiptarë në Suedi, ndaj dhe tekstet që janë përdorur nuk kanë qenë tekste të mirëfillta mësimore me një përmbajtje shkencore. Por, vitet e fundit për shkak se ka pasur një lëvizje më të dendur të shqiptarëve në vendet e Skandinavisë është bërë e mundur që edhe mësimdhënësit e gjuhës shqipe të jenë të arsimuar në profilin e duhur dhe kjo gjë ka çuar edhe në nevojën për të kërkuar dhe përdorur tekste të mirëfillta mësimore – gjuhësore, por që përfshijnë edhe kulturën dhe traditën shqiptare.

Kur është vënë re kjo gjë? Para dy vitesh në Stokholm erdhi një kontingjent tekstesh mësimore nga Shqipëria. Një pune e madhe si nga Qendra e Botimeve për Diasporën, edhe nga Ambasada e Shqipërisë, e cila ndihmoi për të shpërndarë tekstet, por gjatë rrugës u vu re që këto tekste nuk ishin të përpiluara tamam për diasporën, pasi ishin tekste që përdoreshin në shkollat shqiptare.

Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë është vetëm 60 minuta në javë. Këtu është për t’u theksuar dhe vlerësuar puna që QBD-ja bëri me hartimin e teksteve enkas për diasporën ”Të njohim gjuhën dhe kulturën shqiptare 1,2,3”.

Tekste të formuluara mirë, tema interesante për nxënësin, madje ke mundësinë të marrësh material plotësues nga interneti duke e shoqëruar me dokumentare. Nga viti në vit, puna dhe mbështetja që QBD-ja po i bën mësimdhënësve të gjuhës shqipe në diasporë është për t’u falënderuar dhe përkrahur.

Këtë vit na është ofruar teksti mësimor ”Gjuha shqipe niveli 1”. Një tekst i ndarë në tre shkallë, ku shkalla e parë përfshin abetaren duke u shoqëruar edhe me fletoren e punës. Një tekst që është shumë praktik, i ezaurueshëm për nxënësit, por edhe për mësuesin. Temat janë atdhetare, historike dhe kulturore.

Ato lidhen ngushtë me qëllimin pse bëhet mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, por i jepet mundësia edhe fëmijëve të marrin njohuri jo vetëm shkencore gjuhësore, por edhe kulturore, madje u shtohet dëshira për të kërkuar edhe më tej në internet lidhur me një temë të caktuar. Teksti është i ndërtuar në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme, me fjalë shqip që shpeshherë në Shqipëri përdorim huazimin me një fjalë të huaj, në vend të asaj shqip.

Këto tekste janë materiale plotësuese për një mësim të gjuhës shqipe si mësim plotësues dhe është një falënderim i madh që i bëhet gjithë skuadrës që kanë punuar për ndërtimin e këtyre teksteve dhe përzgjedhjen e temave, pasi mirë-organizimi i kësaj pune, zgjon dëshirën dhe motivin që fëmijët shqiptarë të zgjedhin dhe ta duan gjuhën shqipe.

QBD-ja është për t’u falënderuar, sepse i ka ardhur në ndihmë mësuesve edhe me tekste te tjera plotësuese, si: ”Te mësojmë shqip”, ”Lexime plotësuese” (përralla në dy gjuhë), ”Fjalorë dygjuhësh” , që për fëmijët të cilët po e mësojnë gjuhën shqipe, këto tekste i kanë ardhur në ndihmë. Prandaj është bërë një punë kolosale që duhet mirëkuptuar, përqafuar dhe duhet bashkëpunuar për më të mirën.

Shqipja në diasporë është një angazhim edhe për prindërit. Kjo është për t’u vlerësuar dhe për të treguar më shumë kujdes, vëmendje nga ana e çdo mësuesi që merret me këtë punë. Detyra ime dhe e kolegëve të mi nuk është vetëm të mbarojmë mësimin dhe të largohemi, pra kjo gjë nuk shihet thjesht si një punë që duhet bërë, por kjo është më tepër se një punë, pra është mision dhe një detyrë që unë si mësuese duhet të shikoj përtej asaj që shteti ofron për të ruajtur traditën dhe gjuhën time. Prandaj shpesh e gjej veten të angazhuar në aktivitete që në thelb kanë ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe tek ato fëmijë që kanë lindur dhe po rriten në Suedi, ku gjuhë e tyre është gjuha suedeze. Prandaj unë i kam kushtuar një vëmendje të veçantë bibliotekës, që gjuha shqipe, si çdo gjuhë tjetër të ketë edhe ajo dollapët e mbushura me libra shqip në çdo bibliotekë të Stokholmit dhe jo vetëm.

Në muajin tetor të vitit 2021 në Stokholm është zhvilluar Java Ndërkombëtare e Librave për Fëmijë. Ky aktivitet kishte mbi 20 vjet që bëhej në Stokholm dhe vinin shkrimtarë për fëmijë nga e gjithë bota. Ata takonin fëmijët e komunitetit të tyre, diskutonin dhe lexonin tekste në gjuhën e tyre. U mrekullova sapo e mora vesh dhe kam bërë të pamundurën të mundur, që atë javë në tetor të vitit 2021 Java Ndërkombëtare e Librave për Fëmijë të ishte në gjuhën shqipe. Dhe kjo ndodhi. Një javë të tërë në bibliotekat e Stokholmit flitej shqip, flitej për gjuhën shqipe dhe pas 20 vitesh u bë e mundur që Shqipëria, Kosova etj. të kishin shkrimtaren e tyre për fëmijë zonjën Rudina Çupi, e cila takoi personalitete të letrave për fëmijë në Suedi, vizitoi shkollat ku zhvillohej gjuha shqipe, takoi mësues të gjuhës shqipe. Jehona ishte e madhe, sepse ishte interesante edhe për vete suedezët të njihnin botën e librit për fëmijë në gjuhën shqipe. Unë kam vazhduar ta ndjek këtë traditë, sepse kam parë që kam lumturuar fëmijë, kam nxitur dëshirën për të lexuar shqip. Më gëzon ajo pak gjë që bëj për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe. E në këtë kuadër unë shpesh të shtunave, vullnetarisht lexoj libra në gjuhën shqipe për fëmijët në biblioteka të ndryshme në Suedi. Është kënaqësi kur shikon një interes, që vijnë të të ndjekin dhe të të përkrahin për atë që bën. Në muajin tetor te këtij viti Biblioteka Kombëtare e Prishtinës dhuroi 90 libra për fëmijë dhe të rritur në gjuhën shqipe për Bibliotekën Kombëtare të Stokholmit dhe këto libra janë kataloguar për të qenë në funksion të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Malit të zi e Maqedonisë së Veriut, kudo në Suedi, jo vetëm në Stokholm.

Dhe në nder të saj unë kam kërkuar që në bibliotekën e Stokholmit të shkruhet për herë të parë në gjuhën e bukur dhe të bekuar shqipe ”Mirë se vjen në bibliotekë”, kjo do të inaugurohet në janar, ku do të zhvillohet edhe një aktivitet kulturor. Pasurim të bibliotekës me libra shqip, po bëhet edhe në bibliotekat shkollore. Disa shkolla na njoftojnë për tekstet e reja qe i shtohen bibliotekës. Është për t’u falënderuar mbështetja që Ambasada e Republikës së Kosovës po na jep. Unë personalisht kam marrë një mbështetje dhe bashkëpunim shumë të mirë nga ambasadorja znj. Shkëndije Sherifi-Geci, e cila ka vënë në dispozicion ambiente për t’u realizuar orët e leximit në gjuhën shqipe, diskutime dhe biseda letrare. Prandaj jo pa qëllim citova me lart që gjuha shqipe po ruhet në një kasafortë siç është diaspora. Si përfundim në mënyrë të përmbledhur edhe pse kam shumë më shumë për të folur për këtë çështje, sepse nuk duhet thënë vetëm e mira, por edhe gjërat që duhen rregulluar për të bërë më të mirën, prandaj do të thosha që ruajtja e gjuhës shqipe tek fëmijët shqiptarë e sidomos tek ata fëmijë që kanë lindur dhe po rriten larg atdheut është një amanet që e gjejmë në vargjet e të madhit Gjergj Fishta:

…Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

qi këtë gjuhë të Perëndis’, trashigim,

që na la i Pari,

trashigim s’ia len ai fmis;

Nga Arta Emiri – Mësuese e gjuhës shqipe dhe suedeze në Suedi