Dhuratë e mërgimtarëve, Shtatorja e Skënderbeut mbërrin në Horën e Arbëreshëvet

E shtunë, 14 Shtator, 2024

Pas një angazhimi të palodhur prej gati dy vitesh të shoqatës “Hora e Skënderbeut“, shtatorja madhështore e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka mbërritur në Itali. Kjo vepër arti, realizuar nga skulptori nga Prishtina Gëzim Muriqi, është një dhuratë e mërgimtarëve shqiptarë për arbëreshët, në shenjë mirënjohjeje për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës arbërore për më shumë se pesë shekuj. Po ashtu, ajo vlerëson kontributin e arbëreshëve gjatë luftës së Kosovës (1998-1999), kur ata hapën dyert për kosovarët e dëbuar nga forcat serbe.

Autori i veprës Gëzim Muriqi u shpreh se shtatorja është e lartë afërisht 300 cm, kurse modelimi i shtatores deri në derdhjen në bronz e ka realizuar afërisht për katër muaj.

Shtatorja do të vendoset përballë bashkisë në Horën e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi) në Sicili, me një ceremoni inaugurimin të planifikuar më 30 gusht 2024. Datë kjo shumë e rëndësishme për arbëreshët e Horës, pasi është data e themelimit të qytetit në vitin 1488.

Në një komunikatë për shtyp shoqata “Hora e Skënderbeut” ka shprehur falënderimet e saj edhe ndaj Presidentes së Kosovës, zonjës Vjosa Osmani, për financimin e transportit dhe ndihmën në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për dërgimin e shtatores në Itali.

“Një falënderim i veçantë shkon për veprimtarin Qamil Isufi, i cili ka marrë përsipër shpenzimet shtesë për të siguruar transportin në kohë të shtatores” thuhet në njoftimin e “Hora e Skënderbeut“ e cila falënderon gjithashtu të gjithë mërgimtarët, shoqatat, ansamblet, klubet dhe bizneset që kanë kontribuar për realizimin e këtij projekti.

Me bashkëpunimin e kryetarit të bashkisë së Horës së Arbëreshëvet, z. Rosario Petta, shoqata do të caktojë datën e mbërritjes përfundimtare të shtatores në sheshin përballë bashkisë, ku do të përurohet më 30 gusht 2024.