KQZ: Kostot e votës së Diasporës, mbi 3 mln euro vetëm platforma e regjistrimit

E diel, 6 Korrik, 2025

E drejta e shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit për të votuar pa qenë prezent në Shqipëri duket se do të përballet me sfida, të cilat janë sa teknike po aq dhe financiare.

Për një shqiptar që jeton jashtë vendit, dhe dëshiron të votojë pa ardhur në Shqipari hapi i parë për te marrë pjesë në zgjedhjet e pranverës është regjistrimi në platformën elektronike që po ndërtohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një intervistë për Top Channel u shpreh se, “ajo çfarë dimë pak a shumë me siguri është kosto e platformës elektronike të regjistrimit të votuesve që shkon rreth 3 milion euro përafërsisht. Por, akoma nuk kemi bërë një vlerësim përfundimtar”.

Kjo nuk është kosto e vetme e këtyre zgjedhjeve. Votimi nga jashtë do realizohet me postë, ku shpenzimet do të ndahen mes Komisionit Qendror te Zgjedhjeve i cili dërgon fletën e votimit dhe emigrantit që duhet ta ktheje tek i njëjti institucion.

Por, kontraktimi i një poste ndërkombëtarë do të bëjë që fatura e zgjedhjeve të pranverës të fryhet edhe më shumë.

Celibashi shtoi se, “nëse do përdoret shërbim postar i huaj, llogaritja mesatare shkon 30 apo 40 euro. Nëse do te votonin 1.1 milion sikurse mendohet që është numri i votuesve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë këtë shumë do ta shumëzojë me 20 apo 30-40 euro. Ka goxha kosto”.

Aspekti teknik i votimit nga jashtë lidhet edhe me fshehtësinë e tij. Emigrantët nuk do kenë mandate të rezervuara, por vota e tyre do llogaritet në qarkun ku ata kanë pasur vendbanimin fundit në Shqipëri. Po a rrezikon te identifikohet vota ne qarqet e vogla ku numri i votuesve nga jashtë do ishte modest.

“Nëse do ketë vetëm 1 votues, është e qartë që hapja e asaj flete të votimit tregon qartë se si dhe për kë ka votuar ky votues. Jemi duke konsideruar këtë rast sesi do të operojmë kur kemi vetëm 1 votues”, tha Celibashi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.