“Albani nuk flet shqip”, një libër për ruajtjen e gjuhës shqipe në Diasporë

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Në një kohë kur numri i familjeve shqiptare që jetojnë jashtë atdheut, rritet me shpejtësi, ndërgjegjësimi për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare po bëhet më i rëndësishëm se kurrë. Një mesazh që kërkon ta përcjellë në mënyrë të thjeshtë, nëpërmjet një libri për fëmijë edhe autorja Angjelina Marku. Një libër me titull shumë domethënës “Albani nuk flet shqip”!!!

Në këtë intervistë për Diaspora Shqiptare autorja e librit “Albani nuk flet shqip” tregon për frymëzimin pas krijimit të këtij libri të rëndësishëm, që synon të ndërgjegjësojë prindërit për rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e tyre. Duke ndarë përvojat dhe emocionet e saj ajo tregon se si një orë letrare në Vjenë dhe një bashkëpunim me nxënësit që ndjekin mësimet në gjuhën shqipe çoi në krijimin e këtij tregimi prekës.

Ajo gjithashtu flet edhe për sfidat dhe kënaqësitë e punës me fëmijët dhe mesazhin që dëshiron të përcjellë përmes këtij libri.

Kjo intervistë është një kambanë e vogël për të zgjuar interesin e prindërve, mësuesve e fëmijëve për rolin e librave për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë.

Znj. Marku çfarë ju frymëzoi të shkruani librin “Albani nuk flet shqip”?

Me keqardhje takoj prindër të cilët pretendojnë se për fëmijët e tyre që po jetojnë në një vend të huaj dhe gjuha shqipe nuk është edhe aq e domosdoshme. Për hir të vërtetës këto bindje nuk janë se me kanë bërë të ndihem mirë. Më vjen keq që janë jo mjaftueshëm të vetëdijshëm për rëndësinë dhe përparësitë që kanë nëse fëmijë e tyre e njohin edhe gjuhën e nënës.

A mund të na tregoni më shumë rreth orës letrare që mbajtët në Vjenë dhe si kjo ngjarje çoi në krijimin e këtij libri?

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit isha e ftuar nga profesoresha, Miradije Berisha, që të jem prezent me nxënësit të cilët i vijojnë mësimet në gjuhën shqipe dhe të flisja në përgjithësi për librin dhe krijimtarinë time. Së bashku me të ne e zhvilluam edhe tregim “Albani nuk flet shqip” që u pëlqye shumë nga nxënësit. Aty lindi pastaj ideja për ta thjeshtëzuar dhe zgjeruar tekstin ngase ky tregim fillimisht u ishte dedikuar të rriturve dhe më të isha shpërblyer në një konkurs letrar.

Si ishte përvoja juaj duke punuar me nxënësit që ndjekin mësimet në gjuhën shqipe?
Në realitet të punosh me fëmijët është një punë e jashtëzakonshme. Thjesht, është mrekulli. Unë kam punuar më fëmijë përpara se të emigroj, por meqenëse atë ditë kam qenë në cilësinë e shkrimtares jam ndierë emocionalisht më mire se asnjëherë.

Çfarë mesazhi synoni të përcillni përmes librit “Albani nuk flet shqip”?

I gjithë rrëfimi është kambanë për të gjithë prindërit që presin shumë nga fëmijët e tyre e bëjnë pak në këtë drejtim. Andaj mesazhi im do të ishte pikërisht për ta: “Mësoni të vegjlit t’a duan gjuhën tuaj, flisni me ta sa më shumë që të jetë e mundur, dhe fëmijëve do t’u hapet horizonti i dëshirës për të kontribuar në të ardhmen. Nëse nuk e bëni këtë jam e sigurt se do t’i keni peng deri në fund të jetës”.

Çfarë sfidash dhe kënaqësish përjetuat gjatë krijimit të këtij libri?

Për mendimin tim kohën dhe fëmijën nuk mund t’i sfidojë askush. Deshe apo nuk deshe ata të marrin me vete dhe ti thjesht e sheh veten duke vallëzuar me ta.

Si e prisni që ky libër të ndikojë te lexuesit e rinj dhe te familjet e tyre?

Shpresoj që ky tregim do t’i sensibilizojë sadopak të rriturit që pastaj ata të ndikojnë për mirë tek e ardhmja e tyre, fëmijët, e pse jo edhe e tek e ardhmja e atdheut, të cilin jam e bindur se e duan pamasë.

Si e shihni rolin e librave si ndihmë për fëmijët që të ruajnë dhe të përforcojnë gjuhën dhe kulturën e tyre?

Katalizatori kryesor i cili e mban gjallë gjuhën dhe kulturën janë libri, prandaj thirrja ime është: “Lexoni, lexoni dhe vetëm lexoni.”

Çfarë reagimesh keni marrë deri tani nga lexuesit dhe komuniteti për librin tuaj të ri?

Kjo pyetje më fali adrenalinë, shumë faleminderit! Sinqerisht kam qenë pak skeptike, ngase si shkrimtare e zhanrit krejt ndryshe, e kam pasur pak drojën se mund të mos pritet aq mirë sa librat e mi të tjerë, por gjithçka i ka kaluar pritshmëritë e mia. U jam shumë falënderuese të gjithë atyre që më përkrahën. Më kanë bërë te lumtur!

A keni plane për projekte të tjera në të ardhmen që fokusohen te fëmijët?

Për momentin jam duke punuar në libra që i kam ende të papërfunduar. Momentalisht aty është përqendrimi im, por nuk i dihet. Fëmijët mund të më rrëmbejnë përsëri.

Mbi autoren

Angjelina Marku lindi me 16 korrik 1968 në Gjakovë. Ka përfunduar shkollën e lartë pedagogjike ‘‘Bajram Curri’’ në qytetin e lindjes dhe ka qenë e angazhuar për disa vite si punonjëse e organizatave ndërkombëtare në Kosovë dhe si mësimdhënëse. Shkruan prozë dhe poezi. Ka marrë pjesë në shumë orë letrare dhe në disa konkurse letrare në të cilat është shpërblyer me çmime.

Është anëtare e klubit letrar ‘‘Gjon Nikollë Kazazi’’ në Gjakovë, e  Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë si dhe e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ me seli në Vjenë, ku dhe jeton bashkë me familjen, bashkëshortin dhe dy fëmijë.

Ka botuar:

  • ‘‘Dimri i Shekullit’’ (2018, roman, shtëpia botuese ‘‘IWA Bogdani’’, Kosovë/Begjikë)
  • ‘‘Winter of the century’’ (2020, roman, anglisht, shtëpia botuese ‘‘Lulu’’, SHBA)
  • ‘‘Kohë për veten’’ (2020, përmbledhje me poezi, ‘‘IWA Bogdani’’, Kosovë/Begjikë)
  • ‘‘Tempo para mi alma’’ (2020, përmbledhje me poezi në spanjollisht, shtëpia botuese ‘‘Lulu’’, SHBA)
  • ‘‘Time for myself’’ (2020, përmbledhje me poezi, shtëpia botuese ‘‘Lulu’’, SHBA)
  • ‘‘Shtyje hënën’’ (2021, roman, shtëpia botuese ‘‘IWA Bogdani’’, Kosovë/Begjikë)

Ndër çmimet letrare veçohen:

  • Çmimi vjetor i prozës nga Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave ‘‘Mirdita’’ (2021)
  • Çmimi i dytë në prozë në konkursin letrar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ (2021)
  • Çmimi i tretë në poezi në festivalin letrar në Prizren (2020)
  • Çmimi për librin më të mirë të vitit botuar në diaspore nga Lidhja e Shkrimtarëve, Artisëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (2019)
  • Çmimi i parë në poezi nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (2019)
  • Çmimi i dytë në poezi në festivalin letrar ‘‘Promenadë Mërgimtare’’ (2019)
  • Çmimi i tretë në prozë në konkursin letrar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ (2017)
  • Çmimi i dytë në prozë në konkursin letrar të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Zvicër (2017), etj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.