Mësuesit e Shkollave Shqipe “Alba Life”, New York në Kuvendin e Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Stafi i Shkollave Shqipe “ Alba Life” Ambasador i Kombit në New York dhe Online pak ditë më parë u mirëprit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Një vizitë e realizuar me ftesë nga Kryetari i Kuvendit z. Glauk Konjufca. Në këtë takim ishin të pranishëm z. Qemal Zylo themelues dhe drejtues i TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life”, mësuese e nderuar plot përvojë, kulture midis dy kontinenteve Fatlinda Bajcinca Gashi, mësuese Kozeta Zylo, të shoqëruar nga znj. Megi Gjoni bashkëpunëtore për TV në Tirane. Zoti Konjufca falenderoi përzemërsisht themeluesit, mësuesit, nxënësit, prindërit për këtë pune atdhetare dhe nga më të çmuarat në Diasporë. “Gjuha Shqipe”, tha z. Konjufca, “është identiteti ynë kombëtar. Ajo është e pasur dhe nder me te vjetrat në botë ndaj duhet të ruhet si e shenjtë. Ne do ju mbështesim vazhdimisht dhe do të krijojmë lidhje dhe më të afërta me Shkollat Shqipe që fëmijët e Diasporës të mos harrojnë rrënjët nga vinë. Diaspora gjithmonë ka qene pranë Kombit dhe Kosovës dhe vazhdimisht e ka mbështetur fuqimisht ndaj ne i shprehim respektin maksimal. Ju premtoj se nëse do të vije në New York do të gjej kohën për të vizituar Shkollat Shqipe”.

Zoti Qemal Zylo falenderoi z. Glauk Konjufca dhe shprehu mirënjohjen e pakufishme për mikpritjen e tij si dhe të z. Albin Kurti që kanë qenë të vëmendshëm për Misionin Kombëtar. Gjithashtu çmoi së tepërmi mbështetjen dhe vizionin e tij për Gjuhën Shqipe dhe Kombin. Zoti Zylo përshkroi punën e palodhur të stafit, mësueseve dhe të asistenteve i cili tha se pa kontributin e tyre nuk do të kishim këto arritje te suksesshme si shkolla.

Mësuese Fatlinda Bajçinca Gashi vleresoi lart kontributin e z. Glauk Konjufca për Kosovën, ndërkohë shohim si rritet një politikan vizionar në çdo aspekt si lider. Jam krenare që punoj pranë Shkollës Shqipe në Brooklyn duke ju mësuar fëmijëve te Diasporës, gjuhen shqipe. Ne vërtetë jemi larg, por Gjuhen Shqipe e kemi në palcën e gjakut dhe atë do jua transmetojmë brezave. Është emocion te jem sot në këto mjedise të Kuvendit qe edhe pse e lindur dhe rritur në Prishtinë nuk i kisha vizituar më parë. Ne punojmë fort institucionalisht, ndaj dhe Alba Life ka një histori të merituar suksesi. Zoti Glauk Konjufca ne fund te vizites sonë dha një interviste për TV “Alba Life” në New York.  Elokuenca e folur e tij në Gjuhen Shqipe ishte për t’u admiruar. Takimi me Zotin Konjufca ishte frymëzues, atdhetar, plot kulture dhe mirësi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës zoti Glauk Konjufca shërben si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme në Kosovë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në emër të gjithë stafit, mësueseve, prindërve dhe nxënësve të Shkollave Shqipe “ Alba Life” i shprehim mirënjohjen e thellë Zotit Konjufca dhe i urojmë punë të mbarë në Kuvend.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.