Mazhoranca dhe opozita po shkojnë drejt finalizimit të detajimeve të draft/ligjit për votën e diasporës. Në lidhje me këtë, Kuvendi, nisur nga propozimet e disa deputetëve, ka kryer disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Me ndryshimet e reja, procedurat e detajuara të votimit nga jashtë vendit miratohen me akt normativ të KQZ-së brenda 90 ditësh nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Ndërkaq, KQZ-ja do të regjistrojë zgjedhësit që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Procesi i hartimit të listës së këtyre zgjedhësve fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 60 ditë para kësaj date.
KQZ do të dërgojë nëpërmjet shërbimit postar fletët e votimit dhe çdo material tjetër zgjedhor dhe informativ në adresën e deklaruar të vendbanimit të zgjedhësit sipas listës së zgjedhësve për votimin nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Fletët e votimit të dërguara nga zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe të administruara numërohen në ambientet e KQZ.
Pas miratimit të draftit që pritet të ndodhë të premten në parlament, KQZ do të ndërtojë dhe mekanizma monitorues ku partitë politike do të mund të monitorojnë hap pas hapi të gjithë procesin
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.