Shumë herë është thënë se huazimi gjuhësor, pra procesi në të cilin një gjuhë merr elemente (në thelb fjalë nga fjalori ) nga një tjetër gjuhë dhe i integron ato në realitetin e vet gjuhësor, është diçka që e gjejmë në çdo gjuhë të botës. Ndaj kjo vlen edhe për gjuhën greke.
Zakonisht, kur mendojmë për fjalë të huazuara në greqisht, mendja shkon drejt e te dy gjuhët e “profilit të lartë”: anglishtja, e cila është kryesisht gjuha e teknologjisë, por edhe te frëngjishtja.
Por ka edhe një sërë gjuhësh të tjera nga të cilat greqishtja huazon.
Një shembull shumë i mirë janë fjalët shqipe ose për ta qenë më të saktë fjalët me origjinë shqipe. Shumë prej tyre janë integruar aq mirë në realitetin gjuhësor grek, saqë nuk duken as si huazime.
Ndoshta fjala më e njohur që përdorim në greqishten e sotme, e cila ka origjinë shqiptare, është fjala sverkos, e cila vjen nga fjala shqipe zverk, -u. Fjala specifikisht tregon pjesën e pasme të qafës, të njëjtën gjë tregon edhe në greqisht .
Një tjetër fjalë e njohur që është përdorur në zhargonin grek prej dekadash është fjala qiftis, e cila vjen nga shqipja qift që do të thotë skifter. Ashtu si fjalët besa (dhe babesis), baka, bousulao, flogera, piku dhe kokoretsi.
Më mbresëlënëse, natyrisht, është se etimologjia më e mundshme e fjalës lule në greqisht (Λουλούδι/ louloúdi) vjen nga shqipja lule, me një origjinë të lashtë në kohë, dhe importuar në greqishten e sotme përmes arvanitasve. Në këtë çështje, natyrisht, ka disa që besojnë se fjala vjen nga latinishtja lilium, por ky version është sigurisht më pak i mundshëm.
Është mbresëlënëse edhe fakti që shumë mbiemra grekë janë të bazuar në një rrënjë shqipe: Bouras, Laios, G(i)onis, Pliakos, Siutos, Lalas, Vlamis etj. janë disa shembuj tipikë.
Siç kemi thënë diku tjetër, historia e fjalëve mund të flasë për bashkëjetesën e popujve në shekuj. Me sa duket, përkatësisht shumë fjalë greke përdoren gjerësisht në Shqipëri dhe në gjithë Ballkanin.
Nga Nikos Stamatinis Botuar në greqisht nga reader.gr