Tifozët anglez këndojnë në The Oak Pub “Shqipëri o nëna ime”!

E mërkurë, 19 Shkurt, 2025

Historikisht anglezët janë shquar për traditën e tyre të pub-eve. Ashtu sikurse ballkanasit kanë bujtinat të europianizuara në agroturizëm. Pub-et janë epiqendra e dëfrimit, vendasit mblidhen pas pune si në një takim që kurrë nuk lihet pas dore, të premteve, ku hedhin tutje lodhjen e javës së bashku me turistë kuriozë që i vizitojnë shpesh këto pub-e edhe me histori.

Menaxhohen edhe nga shqiptarë! Atyre që e njohin punën dhe kulturën autoktone mirë dhe përfshihen denjësisht edhe në këto përmasa biznesesh të lakuara kryesisht nga anglezi tipik.

The Oak Pub në Kingston, Londër është një vend i këndshëm dhe energjik jo larg nga qendra e Londrës, i mbushur gjithmonë me njerëz, por i pastër dhe me rregull.

Klajdi, me shumë pasion dhe punë, e transformoi ndër vite jo vetëm të dashur për anglezët e kësaj zone por edhe një vatër të ngrohtë për komunitetin shqiptar në këto rrethina. Shumë bukur e krijoi një ambient me idenë transformimit të këtij pub-i në një ministadium.

Ku tifozët e të gjitha skuadrave, në lidhje me Kampionatin Europian të futbollit, ndoqën ndeshjet së bashku.

Deri këtu kuptohet se janë strategji biznesi por kur futeshe brenda këtij ambienti dhe shihje të shpalosur anembanë flamurin shqiptar, si sfond mirëseardhje së bashku me atë anglez ndjesia të kalonte në atdhedashuri.

Klajdi, herë pas here dilte vet nëpër tavolinat e vendosura në pjesën e jashtme, plot gjelbërim të pub-it, me vargun e kënduar me altoparlant: “ Shqipëri o nëna ime.”

Tifozët miqësoheshin, qanin dhe qeshnin nga emocionet e lojës, këndonin.

E këndoi aq shpesh, nëpër ndeshjet e kombëtares tonë, aq shumë, sa ua mësoi edhe tifozëve dashamirës anglez këtë këngë që ne mërgimtarët e kemi bërë himn diaspore.

I kanë pritur të gjithë me sportivitet ndeshjet – më tregon vet ai.

U kthyen në festime sa herë luante ekipi shqiptar dhe kur humbëm vet anglezët kishin komentuar se nuk kishin parë asnjëherë tifozë që edhe kur humbin janë të hareshëm.

Përsëri tifozët së bashku shqiptar dhe anglez ishin në finalen Spanjë – Angli, për kupën.

Vet djemtë anglezë  kur takonin shokë shqiptarë ua këndonin këtë varg duke u përqafuar!

E pabesueshme, e mrekullueshme, një emocion që nuk përshkruhet me fjalë se çfarë mund të krijojë vetëm ideja e një njeriu punëtor në kompleksitetin e marrëdhënieve midis njerëzve dhe vendeve.

Jep atë shkëndijën e pozitives pa shumë sofistikime por me intuitë të mirë që buron vetëm nga një zemër bujare si e Klajdit për ta kthyer tifozerinë edhe angleze në një festë.

Njerëzit kënduan edhe kur kupa nuk u skalit me emrin Angli.

Rregulli dhe harmoni ishte prioriteti në këtë pab plot e përplot si çdo ditë dhe sidomos nëpër fundjave.

Një ekip pune shqiptar, është aty, nga shërbimi, kuzhina e mbajtja e rregullit.

Të nënvizojmë që është vetë një biznes familjar, pa burime ekonomike të tjera, që ecën me ndershmëri.

Ushqimi i shijshëm mediteran që i përshtatet bukur edhe traditës tonë kombinohet mirë me profilin e pabit.

Një shëmbull i shqiptarisë punëtore dhe me vullnet në Londër ku çdo herë këndohet “ Shqipëri o nëna ime”!