Letër e Hapur/Mësuesit e Diasporës të Përjashtuar nga Seminari i Gjuhës Shqipe!

E mërkurë, 21 Maj, 2025

Në një letër të hapur drejtuar Ministres së Arsimit të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, mësuesit shqiptarë të diasporës shprehin zhgënjimin për moslejimin e pjesëmarrjes së tyre në seminarin e XVII kombëtar të gjuhës shqipe. Kjo ngjarje e rëndësishme për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare ka ndeshur në pengesa organizative, duke theksuar nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve dhe mësuesve të diasporës. Letra, e cila ngre shqetësime për mungesën e transparencës dhe koordinimit, është shkruar nga Lutfi Vata, Kryetar i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Drejtor i Shoqatës Ardhmëria.

Letër e hapur!

Shumë mësuesve të diasporës u mohohet e drejta për të marrë pjesë në Seminarin e XVII Kombëtar të Gjuhës Shqipe!

Letër e hapur drejtuar znj. Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës.

Për informacion:

Shkëlqesia e Tij Kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti

Shkëlqesia e tij Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Z.  Edi Rama

Ministres së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, Znj. Ogerta Manastirliu!

E nderuara Ministre, zonja Nagavci, e ndiej për detyrë të reagoj pasi këtë vit na e mohuat të drejtën për të qenë të pranishëm në seminarin e XVII të gjuhës shqipe të mbajtur në Prishtinë më 18 korrik 2024.

Për 15 vite radhazi, ky seminar organizohet nga të dyja Ministritë e Arsimit e Kosovës dhe Shqipërisë, me profesorë Nuhi Gashi, Nehat Mustafa, Anila Ferizaj, Erida Koleci, Frida Basha, Azem Guri, Ndriçim Mehmeti, Rozalba Sekuj Medani e shumë të tjerë, të më falin nëse kam harruar ndonjë profesionist tjetër, sepse është një periudhë bashkëpunimi disa vjeçare kjo!

Organizimi profesional i seminareve, ku të dyja ministritë kishin një bazë të dhënash të saktë dhe informacion të detajuar për mësuesit e diasporës, do të mbahet mend dhe do të mbetet në kujtesën tonë për gjithë jetën!

Kanë kaluar dy vjet që nga ndryshimi i mënyrës  së organizimit të seminareve, pa asnjë konsultim dhe koordinim paraprak me diasporën, numri I pjesëmarrjes është ulur shumë.

Dhe konkretisht:

Regjistrimi i mësuesve të diasporës përmes Facebook-ut, përmes një linku në Facebook ku mund të regjistrohet kushdo me Facebook nuk është serioz.

Është e vërtetë që shumica prej tyre e kanë këtë rrjet social, por për ata që nuk kanë Facebook kjo metodë aplikimi nuk vlen, sepse jo të gjithë janë aktivë për arsye të ndryshme dhe detyrohen të hapin Facebook! Do të bëhej e detyruar kjo mënyrë nëse miratoni një ligj të veçantë të qeverisë suaj, i cili detyron çdo mësues në diasporë të hapë Facebook.

Gjithashtu, në këtë udhëzim të Ministrisë suaj mund të regjistrohet kushdo që ka punuar si mësues kohë më parë dhe nëpërmjet këtij linku mund të përcjelli adresën e një shkolle shqipe dhe të dhëna personale, që grupi i punës i ministrisë suaj ta miratojë pa e verifikuar.

Ka e-maile zyrtare me një lidhje të bashkangjitur që thotë: “të klikoni në link për të marrë informacionin e duhur..” por në e-mail nuk ka as emrin e personit, as institucionin, as numrin e telefonit të personit që e dërgoni me e-mail?

Duke ditur që shumë komunikime-poste elektronike  janë të infektuara me viruse dhe disa të tjera mund të shfaqen edhe si spam, shumica nuk klikojnë mbi to nga frika e vjedhjes së të dhënave personale.

Zonja Ministre, kjo çështje duhet të zgjidhet që mësuesit e diasporës të marrin pjesë në një seminar kaq të rëndësishëm. Ju keni në dispozicion të gjithë Databazën e Mësuesve të Diasporës dhe në shumicën e vendeve të Diasporës janë krijuar edhe Lidhje Mësuesish, të cilat e bëjnë edhe më të lehtë ndërveprimin dhe koordinimin ndërmjet grupit të punës së Ministrisë dhe mësuesve të Diasporës!

Zonja Ministre, arsyeja tjetër shumë e rëndësishme është se për 16 vite radhazi ky seminar organizohet në fund të korrikut, nga 30 korriku deri më 2 gusht, dhe çdo mësues në diasporë e kishte planifikuar paraprakisht udhëtimin e tij për të marrë pjesë në seminar. Këtu përfshihet puna e gjithsecilit, familja, udhëtimet, biletat e kthimit etj.

Në fund të fundit janë angazhime mjaft të rëndësishme për një familje në emigracion, ku gjithçka është e planifikuar, sepse deri në 20-25 korrik jemi të gjithë në punë dhe për këtë arsye është e nevojshme, duke u pajtuam me grupet e punës e pamë të arsyeshme që fundi i korrikut ishte koha më e përshtatshme për mësuesit e diasporës.

Pra, ju caktuat datën e seminarit pa u konsultuar me përfaqësuesit përkatës të diasporës dhe e caktuat datën 18 korrik ndryshe nga çdo vit tjetër.

A janë pushimet tuaja dhe të stafit tuaj më të rëndësishme se pjesëmarrja e mësuesve në diasporë?

A e dini, zonja Ministre, sa kushton bileta vajtje-ardhje për një mësues nga Britania e Madhe për të ardhur në Tiranë apo Prishtinë?

Duke mos përmendur angazhimet e tjera familjare dhe sociale që duhen lënë pas.

Prioriteti i është dhënë vendeve që janë afër Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, me keqardhje mendoj se keni qenë të njëanshëm ose  mbase nuk është problem sepse asnjë mësues nuk vjen nga Britania e Madhe, Gjermania, Suedia apo nga ndonjë vend tjetër, sepse paguan vetëm ata që jetojnë në Greqi dhe Itali, ndërsa ne të tjerët nuk kemi në dispozicion asnjë fond për rrugën tonë dhe nuk është sqaruar asnjëherë arsyeja e këtij diferencimi!?

Ky mision fisnik, i ruajtjes së traditës, kulturës dhe gjuhës shqiptare tek fëmijët e diasporës ka nevojë edhe për mbështetjen e mëmëdheut, Shqipërisë dhe për të realizuar këtë synim vullnetar patriotik, organe shtetërore dhe diaspora duhet të koordinojë pa përjashtime!

Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj dhe ju duhet të flisni dhe të bashkëpunoni me ne, që së bashku të arrijmë këtë mision ndaj kombit tonë, të ardhmes së fëmijëve shqiptarë që jetojnë në diasporë.

Përndryshe, takime si ky i sapo përfunduar do të jenë të vakëta dhe vetëm për të plotësuar formularët e premtimeve elektorale që në fund të fundit nuk kanë të bëjnë me çështjen kombëtare.

Të kujtojmë së bashku misionarët, heronjtë e Rilindjes Kombëtare, zonja Ministre, të nderuar qeveritarë të të dy vendeve të Atdheut. Ata sakrifikuan jetën për të sjellë në Shqipërinë martire librat shqip të diasporës, për të hapur shkolla shqipe, për të lejuar mësimin e gjuhës shqipe.

Ndërsa ju, sot, në vitin 2024, keni një koordinim të vështirë me mësuesit e diasporës, pavarësisht se keni buxhete shtetërore, që ju janë besuar për këtë mision shumë të rëndësishëm!

Prandaj ju ftoj, në emër të të gjithë mësuesve shqiptarë në shkollat ​​shqipe në Londër dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të siguroheni që gabime të tilla me pasoja të rënda të mos përsëriten dhe të keni mirësinë dhe mirëkuptim të menaxhoni fondet me korrektësi si për librat shkollorë, ashtu edhe për takimet me mësues nga diaspora, në mënyrë që fëmijët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar të kenë libra të njëjtë me ata në Prishtinë dhe Tiranë, dhe mësuesit në Londër të mos ndihen të diskriminuar, por të stimuluar dhe të motivuar.

Ju drejtova këtë letër të hapur, sepse ju keni qenë përgjegjëse për Seminarin e XVII Kombëtar të Gjuhës Shqipe, por në të vërtetë kjo letër i drejtohet edhe Z. Albin Kurti dhe Z. Edi Rama, përkatësisht kryeministrave të shteteve tona amtare.

Po ashtu i drejtohem, Ministres së Arsimit të Shqipërisë, znj. Ogerta Manastirliu, sepse çështjet që ngre unë si Shoqata “Ardhmëria” dhe Lidhja e Mësuesve në Londër dhe në Mbretërinë e Bashkuar, janë çështje jetike për arsimimin e fëmijëve shqiptarë në diasporë. Ne kemi nevojë për libra, tekste shkollore, por edhe për të marrë pjesë në seminare mbarëkombëtare që përditësojnë njohuritë tona, për të marrë mësime dhe praktika të suksesshme që do të na shërbejnë për të qenë sa më efektivë në mësimdhënien tonë në shkollat ​​shqipe në Londër dhe gjetkë në MB.

Kryetar i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Drejtor i Shoqatës Ardhmëria.

Lutfi Vata

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.