Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e hapjes së punimeve ka thënë se, ndihet i nderuar që gjendet para pjesëmarrësve për të uruar mbarëvajtjen e Seminarit të VXII të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, ndërsa shtoi se populli i Kosovës është falënderus për ndihmën që ka dhënë Diaspora për atdheun, në veçanti për çlirimin e tij.

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, tha se “ky përkushtim i juaji është dëshmi e qartë e lidhjes suaj të pashuar me Kosovën. Ajo theksoi se, së bashku me Qeverinë e Shqipërisë dhe qeveritë e shteteve të tjera ku ka shqiptarë, përmes seminareve të tilla marrim impute të vlefshme për të kuptuar nevojat konkrete dhe sfidat me të cilat përballen mësuesit tanë në Diasporë”.
Në fund të ceremonisë, ministrja Nagavci ka ndarë mirënjohje për kontribuesit institucional në mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë, Ymer Avdiu dhe Nuhi Gashi.