“Ardhmëria” në Londër nuk njeh pushime, cikël trajnimesh me mësuesit

E diel, 6 Korrik, 2025

Ditë trajnimi për mësuesit e rinj të shkollave shqipe “Ardhmëria” Londër.

Më shumë se 30 mësuese morën pjesë këtë të dielë në ditën e trajnimit. Ato u pritën nga drejtori i shkollave të Ardhmërisë, z.Lutfi Vata, i cili është edhe kryetar i Lidhjes së Mësuesve në Mbretërisë e Bashkuar.

Orët e trajnimit u drejtuan nga znj. Aida Haziri, mësuese dhe mbikëqyrëse e shkollave dhe znj. Anila Kadija mësuese dhe drejtuese artistike, me përvojën e tyre dy dekadash në mësimdhënie, duke treguar detaje të rëndësishme mësimore.

Morën pjesë gjithashtu në diskutime dhe ide zonja Albana Vata, themeluese e shkollave Ardhmëria dhe znj.Linda Bazina me përvojë shumëvjeçare didaktike.

Protokolli i trajnimit dhe ana teknike u drejtuan nga kontribuesja e përkushtuar dhe bashkëpunuese Ilira Mucaj.

Me ndërhyrjen kompetente të znj. Valbona Vesel Maloku si anëtare bordi.

Në lidhje me formën virtuale, z. Lavdrim Krashi, falënderoi edhe mësueset e reja.

Ai në rolin e një parlamentari dhe si kryetar i bordit të shoqatës “Ardhmëria”, i cili nuk i ndërpreu asnjëherë lidhjet, inkurajoi të pranishmit me mbështetje. Përgëzoi punën kolosale që të gjithë kontribuesit ndër vite kanë bërë në këtë shoqatë me në krye z. Lutfi Vata.

Një falenderim i veçante i shkoi znj. Mira Brazhda Skura si financiere e cila për dhjetë vjet punon vullnetarisht në shërbim të shoqatës dhe shkollave shqipe “Ardhmëria”.

Të gjithë mësueseve të reja iu  dhurua nga autorja edhe libri didaktik “Ninulla e zemrës” në shenjë urimi për këtë rrugëtim të bukur misionar për gjuhën shqipe në diasporë!

Puna nuk ndalet, trajnime të tjera online do të zhvillohen në ditët në vijim për një pritje më profesionale në rifillimin e vitit shkollor 2024-2025.

Pasioni nuk mjafton për të qenë një mësues i mirë, përvoja dhe bashkëpunimi janë çelësat e suksesit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.