“Ernest Koliqi, kthehet në shtëpi”. Me këto fjalë mund të përkufizohet aktiviteti i sotëm i mbajtur në bibliotekën e qytetit të Shkodrës “Marin Barleti” ku rreth 500 tituj nga biblioteka personale Koliqit, janë vendosur në një pavion të veçantë në bibliotekën e Shkodrës.
Biblioteka personale e Ernest Koliqit iu dhurua sot bibliotekës publike të qytetit të Shkodrës me nismën e studiuesit të njohur Ardian Ndreca. Janë më shumë se 1200 tituj librash dhe koleksione gazetash, të cilat, sipas profesor Ndrecës, dëshmojnë për personalitetin e Koliqit si mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg por edhe botues.
Ernest Koliqi lindi në Shkodër më 20 maj 1903, në familjen e famshme fisnike qytetare të Koliqëve. Mësimet e mesme i kreu në Bergamo e Milano, studimet e larta – në fakultetin e letërsisë pranë Universitetit të Padovës.
Ernest Koliqi botoi disa revista, ndërmjet të cilave “Shkëndija” – në Shqipëri dhe “Shęjzat” në Romë.
Tek Shęjzat ai bashkoi penat më të forta të mërgimtarëve shqiptarë, të arbëreshëve e të shqiptarëve të Kosovës: poetë, prozatorë e studiues të talentuar, që krijuan një pasuri të vërtetë letrare, kulturore e historike, në një kohë kur në Shqipëri kishin heshtur muzat. Ernest Koliqi shkroi e përktheu shumë, në prozë e poezi. Krijime poetike të tij janë “Gjurmët e stinëve”, “Simfonia e shqipeve”, “Kangjellat e Rilindjes” e shumë vjersha, botuar ndër revista të ndryshme.
Si kryevepra të tij poetike njihen “Ditë Shëngjergjash”; “Kova” e “Bijës sime”. Sidoqoftë majat e krijimit i arriti në prozën e mesme, duke i dhuruar letërsisë shqipe përmbledhjet me tregime e novela, ” Tregtar flamujsh” dhe “Hija Maleve”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.