Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho dhe baritoni italian Roberto Scandiuzzi janë vlerësuar nga Ministria e Kulturës në Francë me urdhrin “Kalorëse dhe Kalorës i Arteve dhe Letrave”.
Urime për Ermonela Jaho & Roberto Scandiuzzi të emëruar nga Ministria e Kulturës “Kalorëse dhe Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave! Dy karriera të jashtëzakonshme, dy artistë të mëdhenj dhe dy njerëz të jashtëzakonshëm, karrierën e të cilëve e kemi ndjekur prej disa dekadash” thuhet në njoftim.
Publiku shqiptar do të ketë mundësinë të ndjekë divën e muzikës klasike këtë fillim gushti. Jaho pas disa vitesh mungesë do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit më 4 gusht. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në facebook.
“Është një kënaqësi e veçantë që mbas disa vitesh të ri-kthehem për të kënduar në vendim tim me orkestrën e mrekullueshme të TKOB-it dhe maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli.
Koncerti në vendlindje ka gjithmonë një shije dhe emocion të veçantë. Sëbashku me kolegun tim Charles Castronovo, i cili këndon në teatrot me prestigjioze botërore, besoj se do ti përcjellim publikut shqiptar një koncert të një kualiteti botëror” shkruan ajo.