Vota e Diasporës/Gjiknuri: Projektligji gati, ndoshta miratohet brenda korrikut!

E diel, 6 Korrik, 2025

Partia Socialiste ka përgatitur projektligjin për votën e diasporës, i cili pritet të depozitohet në Kuvend pas disa ditësh. Damian Gjiknuri, sot nga foltorja e Kuvendit, bëri thirrje për miratimin e projektligjit brenda muajit korrik dhe zbuloi detajet kryesore të tij.

Sipas Gjiknurit, mazhoranca ka përgatitur një projektligj që adreson ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me synim identifikimin dhe adresimin e boshllëqeve të evidentuara nga Gjykata Kushtetuese. Vota e çdo qytetari që jeton jashtë vendit do të llogaritet në qarkun ku ai është rezident. Diaspora ka kërkuar lehtësimin e procedurave të regjistrimit si votues nga jashtë dhe tani, nëpërmjet teknologjisë, regjistrimi do të jetë automatik në gjendjen civile përmes KQZ-së. Shteti do të marrë përsipër dërgimin me postë të materialeve zgjedhore, duke përfshirë fletat e votimit, dhe zgjedhësi do të jetë i lirë të votojë kë të dëshirojë.

Gjiknuri shtoi se votat e diasporës do të mbërrijnë në Shqipëri deri në ditën e zgjedhjeve dhe do të llogariten në bazë të qarqeve në mënyrë transparente. “Unë e quaj votën e Diasporës një gjë që duhet ta ezaurojmë,” theksoi ai.

Në lidhje me votimin elektronik, Gjiknuri deklaroi se qeveria është gati të mbështesë financimin në pesë qarqe. “Kam marrë garancitë që të financojmë votimin elektronik në pesë qarqe. Të adresojmë pjesën më të madhe të mandateve nëpërmjet votimit elektronik. Kursejmë para, kursejmë njerëz dhe del rezultati në kohë, brenda një ore për të pesë qarqet.”

Për votën e diasporës pak ditë më parë është prononcuar edhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

“Duke gjykuar nga përmbajtja e takimeve me Grupin e Dialogut, ka një interes nga të gjitha palët për të mundësuar votimin e diasporës në zgjedhjet e vitit 2025,” tha ai. Megjithatë, ai shtoi se nuk mund të thotë nëse Kuvendi dhe partitë politike do të arrijnë të përmbushin urdhërimet e Gjykatës Kushtetuese brenda këtij sesioni parlamentar në korrik.

Në lidhje me propozimet e KQZ-së, Celibashi deklaroi se ende nuk ka marrë përgjigje apo konfirmim për sugjerimet dhe propozimet e tyre. “Grupi i Dialogut është duke punuar dhe duket se në agjendën e tyre janë dhe çështjet që KQZ ka propozuar se duhet të adresohen,” shtoi ai.

Celibashi theksoi rëndësinë e diskutimit dhe implementimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor sa më parë, për të shmangur vështirësi në procesin e përgatitjes dhe administrimit të zgjedhjeve të ardhshme. Ai shprehu shpresën që Kuvendi dhe palët politike do të kenë vullnetin të përfundojnë këto ndryshime brenda muajit korrik 2024.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.