Aeroporti i Tiranës vazhdon të zgjerojë me shpejtësi numrin e destinacionave. Këtë të mërkurë, TIA priti fluturimin inaugurues Copenhagen-Tiranë, që do të operohet nga Scandinavian Airlines. Sipas aeroportit, tashmë pasagjerët mund të fluturojnë direkt nga Tirana në Copenhagen për 2 herë në javë.
Ky është destinacioni i radhës inaugurues. Dy javë më parë Aeroporti i Rinasit lançoi linjën direkte Shqipëri-Oman, që operohet nga Salam Air. Kjo kompani do të lidhë Tiranën me kryeqytetin e Omanit, Muscat, po dy herë në javë.
Në tre vitet e fundit numri i destinacioneve direkte nga Rinasi është rritur me gati 4 herë. Kjo së bashku me çmimet e ulëta të biletave ka bërë që tashmë aeroporti i Tiranës të përdoret gjerësisht edhe nga qytetarët e vendeve fqinje si Mali i Zi dhe Maqedonia duke përmbysur kështu një traditë shumë vjeçare. Në të kaluarën ishin shqiptarët ata të cilët detyroheshin të fluturonin nga aeroportet e vendeve fqinje për shkak të çmimeve të larta në Rinas, por edhe numrit të kufizuar të destinacioneve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.