Publikohet në shqip biografia e ministres suedeze që u vra nga një kriminel serb

E martë, 17 Nëntor, 2026

Këto ditë është botuar në Prishtinë libri me titull domethënës “ Mund ta vrasësh njeriun, por jo idetë – biografia e Anna Lindh “, i gazetares Eva Franchell, përkthyer nga QERIM RAQI.

MË 10 SHTATOR 2003, MINISTRJA E JASHTME E SUEDISË ANNA LINDH U GODIT ME THIKË NË DYQANIN – NK NË STOKHOLM NGA NJË KRIMINEL SERB. TË NESËRMEN NË MËNGJES AJO VDES NGA PLAGËT E MARRA, NË MOSHËN DYZET E GJASHTË VJEÇE.

Dhimbja paralizon një komb të tërë dhe mendimi për dy fëmijët e saj është dhembjeprurës. Nënat nuk duhet të vdesin.

Por vdekja e Anna Lindh do  gjithashtu nënkuptonte se Suedia dhe socialdemokratët humbën një pjesë të së ardhmes së tyre. Ajo do të mund të vazhdonte të ishte një zë i rëndësishëm në botë, do të mund të bëhej një udhëheqëse e fortë dhe e njohur e partisë.

Por kjo nuk ndodhi.

Gazetarja Eva Franchell ishte një shoqe e ngushtë dhe kolege e Anna Lindh dhe në këtë biografi gjithëpërfshirëse, ajo na jep një imazh të gjallë të politikës së gjysmës së dytë të shekullit të XX-të dhe portretizon politikanen ambicioze e të gjithanëshme Anna Lindh.

Eva Franchell, është gazetare suedeze, shkrimtare. Karrierën në gazetari e ka filluar në gazetën Sydsvenskan , pastaj për shumë vite ka qenë reportere e gazetës Aftonbladet .

Ka ligjëruar gazetarinë pranë Universitetit të Stokholmit dhe disa vite ishte sekretare për shtyp e Anna Lindh-it, fillimisht në Ministrinë e Mjedisit, pastaj në Ministrinë e Jashtme.

Ajo ishte dëshmitare e momentit tragjik të vrasjes së ministres Anna Lindh.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.