Shkolla “Mëso Shqip” në Staten Island përfundoi vitin shkollor

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shkolla “Mëso Shqip” e gjuhës shqipe në Staten Island e cila u ofron fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, vallet tradicionale dhe kulturën shqiptare ka përfundua redhe një vit tjetër të suksesshëm. Shkolla ka pasur një ndikim të rëndësishëm në komunitet, duke nxitur ndjenjën e krenarisë kombëtare dhe lidhjes mes familjeve shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare ku shumica e studentëve janë nga Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini e të financuar nga tri shoqatat nga këto treva.

Koordinatorja nga Shoqata Kraja zonja Florina Lekperi shprehet tej e kënaqur me arritjet në ketë vit shkollor duke shprehur mirënjohje të përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit për mbështetjen dhe përkushtimin e palëkundur që kanë dhënë gjatë gjithë këtij viti shkollor. Puna dhe angazhimi i tyre kanë bërë vërtet që ky vit të jetë i suksesshëm vlerëson Florina duke falenderuar edhe ekipin e saj të ngushtë Tina Lula nga Shoqata Ulqini dhe Luljeta Cahani e Ajete Cuca nga Shoqata Ana e Malit.

Mirënjohje të thellë edhe për Arlinda Suka e Merita Gjokaj mësuese të gjuhës shqipe, koreografin Sebastian Tinaj, Ilia Ademin mësues muzike si dhe Nadire Demirin, Ganimete Perashin dhe Anesa Nutin si ndihmës koordinatore nga Shoqata Kraja.

Optimizmi për të ardhmen e shkollës është i dukshëm, pasi ajo vazhdon të ruajë dhe promovojë trashëgiminë tonë kulturore për brezat që do të vijnë duke dëshmuar edhe një herë vendosmërinë e komunitetit tonë për të ruajtur gjuhën shqipe.

Nga Hysen Kraja

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.