Iku në përjetësi shkrimtari i shquar botëror Ismail Kadare

E enjte, 4 Korrik, 2024

Sot mbarë kombi shqiptar dhe gjithë mediat më të njohura botërore filluar me New York Times, Guardian, Reuters, Le Monde, AP dhe shumë të tjera kanë shpërndarë lajmin e vdekjes së kandidatit për çmimin Nobel Ismail Kadare.

Po citoj vetëm një fragment çfarë shkruan sot NY Times me titull: “Vdiq në moshën 88-vjeçare Ismail Kadare, romanet e të cilit sollën vuajtjen e Shqipërisë në botë”.

Ai u krahasua me Orwellin dhe Kafkën dhe eci në litarin e ngushtë politik me vepra kritike të mbuluara për shtetin e tij totalitar. Ismail Kadare, i shfaqur në vitet 1970, mori çmimin inaugurues “Man Booker International” në 2005.

Në dhënien e çmimit “Man Booker International”, John Carey, një kritik britanik dhe kryetar i panelit, e quajti zotin Kadare “një shkrimtar universal në një traditë të tregimit që shkon prapa tek Homeri”.

Kritikët shpesh e krahasonin zotin Kadare me Kafkën, Kunderën dhe Orwellin, ndër të tjera. Gjatë tre dekadave të para të karrierës së tij, ai jetoi dhe shkroi në Shqipëri, në atë kohë nën kontrollin e një prej diktatorëve më brutalë të bllokut lindor, Enver Hoxhës.  NYT

Brezi im u rrit me letërsinë brilante të Kadaresë, me artin e pashoq në veprat e tij të jashtëzakonshme dhe natyrisht pati një ndikim të madh në formimin tonë letraro-artistik.  E meqenëse jam tek formimi më lejoni të sjellë si mësuese e letërsisë një fragment, kur pata fatin të vizitoja Kosovën për herë të pare, ne vitin 2008.  Një mbrëmje isha e ftuar në emisionin “Radio Kosova” e lidhur drejtpërsëdrejti me shqiptarët në botë, drejtuar nga gazetarja e mirënjohur Radije Hoxha.

Midis të tjerash kur gazetarja më drejtoi pyetjen në lidhje me letërsinë, përvojën time si mësuese në gjimnazet e Tiranës, unë iu përgjigja se shumë gjimnazistë e lexonin me endje Kadarenë, dhe mjaft prej tyre frymëzoheshin për të shkruajtur hartime, pasi siç dihet hartimi ishte i detyruar dhe një notë më vete në provimet e maturës. (të gjithë e dimë se sa rëndësi kishte nota në Shqipëri, ndryshe nuk shkoje në universitet…)

Ata kishin se ç’të mësonin brenda prozës dhe poezive të Kadaresë të shkruara me aq elegancë dhe art, aty fjala art merrte tjetër kuptim dhe shqipja tingëllonte më bukur!  Ai e mbrojti dhe e ngriti lart Gjuhën tonë hyjnore në gjithë rruzullin duke u përkthyer në të gjitha gjuhët e botës.  E mbrojti me majën e penës së hollë Gjuhën tonë si në poezinë, “Gjuha Shqipe” dhe ja se si:

Kur në sulm hodhën turqit/Hordhitë e pambaruara/Kështjellat e sintaksës/ S’i muar, që s’i muar.

Kur panë se gjuhës/ S’i hodhën dot prangat/ Lëshuan drejt saj/ Gjithfarë merimangash.

Kjo gjuhë martire/ Lehonë e përjeteshme/ Që lindi mes dhembjesh/Art i të pavdekshmëve.

Kam pasur nderin si medie TV “Alba Life” të merrnim pjesë në nderimin që i bënë Shkrimtarit të famshëm botëror, Kadare, në Washington DC në zyrat e Kongresit Amerikan në Capitol Hill, më 19 maj, 2015, në muajin e trëndafilave si dhe familjarisht kemi qenë në Universitetin “Kolumbia” ku Kadare mbajti leksionin: “Literatura dhe Tirania”.

Në nderim të veprës së tij të jashtëzakonshme u valëvit Flamuri Amerikan mbi Capitol Hill. Ndonëse shpesh herë në Washington kemi vajtur të organizuar në demonstrata në kërkim të të drejtave tona, të Pavarësisë së Kosovës, të çështjes kombëtare etj, këtë herë në muajin më të bukur të vitit, shkuam për të marrë pjesë në ceremoninë e nderimit për Kadarenë. Ceremonia u organizua nga gazeta e mirënjohur “Illyria” me botues z.Vehbi Bajramin dhe ligjvënësi i Kongresit Amerikan Eliot Engel, miku i ngushtë i shqiptarëve nën moderimin e editorit të gazetës Illyria” analisti i njohur z.Ruben Avxhiu..

Kongresisti Engel në emër të tij i dorëzoi botuesit të gazetës “Illyria” z.Bajrami Flamurin Amerikan që u valëvit krenar mbi Capitol Hill për shkrimtarin e famshëm botëror Kadare dhe një kopje të deklaratës, dhuratë për Ismail Kadarenë, që u mirëprit me duartrokitje nga miqtë dhe të ftuarit në sallë.

Z.Vehbi Bajrami i dhuroi kongresistit Eliot Engel veprën e shkruar nga Ismail Kadare “Tri këngë zie për Kosovën”, që ka novelat: “Lufta e vjetër”, “Zonja e madhe” dhe “Lutje mbretërore”, që sjellin aq pranë betejën e kobshme të Fushë Kosovës 1389, dhe që serbet vazhdojnë të mendojnë si pronë të vetën.

Tek “Lutje mbretërore” nën një gjykim gati prej shenjti parashikon sulltanin e vdekur, por shpirti i tij ka mbetur në Kosovë, në tyrben e sulltan Muratit ku ia kanë varrosur gjakun në një enë plumbi dhe ku Sulltani po e kryen jetën e varrit. Ai tregohet i kënaqur me faktin që popujt e Ballkanit akoma po e vrasin njëri-tjetrin, edhe pse kanë kaluar shumë shekuj që nga beteja.

Të nderosh kulturën e popullit shqiptar ne vendin më demokratik në botë është ogur i mirë për Kombin tonë dhe kjo në saje të penës brilante të shkrimtarit Kadare.

Edhe pse është kandidat i çmimit “Nobel” për vite me radhë, që edhe pse nuk e fitoi, ai dhe kështu po na shërben si shqiptarë, si rrallëkush lindur dhe rritur brenda Shqipërisë pak milionëshe. Kritikët dhe gazetat më të njohura në botë e kanë vlerësuar lart penën e tij si fjala më e epërme e Gjuhës Shqipe, si psh The New Yorker:

“Me njërën këmbë në Shqipërinë e moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen homerike, dhe me këmbën tjetër në modernitetin më të spikatur dhe më finok, Kadareja gjendet në kapërcyell të të dy botëve dhe nga kjo rrethanë e jashtëzakonshme vepra e tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura.”

Kadare iku në përjetësi, por po aq përjetësisht do t’i  shërbejë Kombit me emrin e tij të përveçëm Ismail Kadare duke konkuruar në botën disa miliardëshe vetëm me libra shqip shkruar për historinë shumëshekullore të Kombit të tij!

Ngushëllime bashkëshortes së Tij fisnike, shkrimtares së shquar Helena Kadare, dy vajzave dhe Kombit!

Lamtumirë Kadare!

1 Korrik, 2024

Staten Island, New York