Takimi mbi Gjuhën dhe Kulturën Shqiptare në Diasporë në Universitetin e Shkodrës

E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Në një takim të organizuar nga departamenti i Letërsisë së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u diskutua mbi temën “Gjuha dhe kultura shqiptare në diasporë”. Takimi, i cili u mbajt nën kujdesin e znj. Elinda Dibra, përfshiu një panel të përbërë nga znj. Mimoza Hysa, drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporën, dhe pjesëmarrësit znj. Adriana Bejko, znj. Entela Tabaku, znj. Aurela Konduri dhe znj. Drita Gjongecaj.

Znj. Mimoza Hysa, në fjalën e saj, theksoi rëndësinë e politikave shtetërore për mësimin e gjuhës shqipe dhe promovimin e kulturës shqiptare në diasporë. Ajo diskutoi mbi rolin e shkollave shqipe jashtë vendit dhe kontributin e Qendrës së Botimeve për Diasporën në mbështetjen e mësimdhënies.

Znj. Entela Tabaku foli mbi përkrahjen që shteti suedez u jep gjuhëve amtare, përfshirë shqipen. Ajo trajtoi angazhimin e saj në studimin e gjuhës amtare dhe ndikimet e saj gjatë përdorimit në mërgim.

Znj. Drita Gjongecaj ofroi një pasqyrë mbi funksionimin e shkollave shqipe në SHBA dhe përpjekjet për futjen e gjuhës shqipe në sistemin arsimor amerikan.

Znj. Adriana Bejko theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe gjuhës amtare në mërgim, duke ndarë përvojën e saj si mësuese në Kanada.

Në një mesazh emocional, znj. Aurela Konduri, e cila është gjithashtu ish-studente e Universitetit të Shkodrës, theksoi sfidat dhe përvojat e saj si mësuese në Shqipëri dhe në emigracion.

“Mesazhi që doja të përcillja përmes fjalës sime  duke krahasuar përvojën time si mësuese në Shqipëri me përvojën si mësuese në emigracion, qe që së pari kemi të bëjmë me mjedise mësimore të ndryshme, ku gjuha shqipe mësohet si gjuhë e dytë, kemi të bëjmë me fëmijë që vijnë me njohuri gjuhësore nga vendi pritës. Sfida e mësuesit është të trajtojë mësimin e gjuhës shqipe në kontekstin e dygjuhësisë, të përshtasë nga ana metodike mësimdhënien me nevojat e fëmijëve, të bëjë një vlerësim pedagogjik të dygjuhësisë duke shfrytëzuar potencialin gjuhësor dhe kulturor të nxënësve në funksion të mësimdhënies e të të nxënit. Metodologji të ndryshme mësimdhënieje përdoren me fëmijë një gjuhësh, ku gjuha e tyre e parë është gjuha e familjes, e shkollës dhe e mjedisit dhe tjetër metodologji me fëmijë dygjuhësh që rriten me gjuhë të ndryshme në familje, në shkollë dhe në mjedisin më gjerë” tha ajo duke përgëzuar organizatorët për iniciativën dhe realizimin e këtij takimi me shumë vlera!