Opera “Madam Butterfly” nën dirigjimin e maestro Olsi Qinami ndezi entuziazmin e qindra spektatorëve!
Dirigjenti shqiptar i Filarmonisë së Londrës e ngriti shqipen në notat më të larta të pentagramit në “St John’s Concert Hall”, Londër.
Kjo opera është një potencë artistike e kompozitorit italian Giacomo Puccini, veprat e të cilit radhiten së bashku me veprat Giuseppe Verdit si pasuri e njerëzimit.
Për dy net rresht, 8 dhe 9 qershor, Filarmonia e Qytetit të Londrës me ajkën e lirikës vendase dhe jo vetëm vuri në skenë këtë prelud klasik.
Në mesin e orkestrës ishin edhe dy instrumentistë virtuozë shqiptarë, Pranvera Govori violinë e dytë dhe Idlir Shyti çelo e parë.
“Madam Butterfly” (Cio Cio San) në këtë produksoin ishte soprano angleze Kirsty Taylor Stokes.
Sopranno e cila ka studiuar në Konservatorin e Birmingham dhe në Akademinë Mbretërore të Muzikës.
Një magji operistike kjo vënie në skenë e cila mbushi sallën plot emocione!
Shumëllojshmëria e karaktereve, origjinës prej nga vijnë artistët e grupit operistik dhe instrumentistët, i jepte nuancën e një Madam Butterfly internacionale.
Në rrolin e Pinkerton tenori Australian Dominic J. Ëalsh.
Andreë Mayor lindur në Manchester në rolin e Sharpless.
Alma-Nobuko lindur në Tokyo, mezosoprano në rolin e Nakayama- Suzuki.
Taro Kato lindur në Japoni në rrolin e Goro.
Conall O’Neil në rrolin e Bonzo.
Alice Ruxandra Bell e lindur në Londër me origjinë Rumune në rrolin e Suzuki.
Nuk është aspak e thjeshtë të vendosësh në skenë një vepër si kjo pasi kompleksiteti i përformancës kërkon më shumë energji si të jenë disa koncerte së bashku. Prova të vazhdueshme dhe një rritëm pune intensiv.
Kohët e fundit dirigjenti Olsi Qinami ka marrë edhe detyrën e re si dirigjent i Orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar.
Talenti i tij e shpie gjithmonë përformancën e orkestrës në nivelet më të larta!
Në mbështetje të artistëve tanë si gjithmonë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të British Albanian Culture Association, MB.