Nga data 23 deri me 26 Maj 2024 ne Bari të Italisë u zhvillua Festa e Popujve. Një aktivitet i përvitshëm ku marrin pjese përfaqësues të komuniteteve të ndryshme që jetojnë ne Bari. Ky festival është një mundësi takimi dhe krijimi dialogu midis kulturave dhe traditave të ndryshme. Krijon një harmoni bashkëbisedimi dhe mundësi njohjeje edhe të traditave të ndryshme. Shoqata “Le Aquile di seta” e cila përfaqësoi Shqipërinë ishte pjesëmarrëse për herë të dytë radhazi në këtë eveniment.
Në festival përveç skenës që mbushet me muzikë, kërcime popullore, teatër, dialog e konferenca përreth krijohen stenda të ndryshme ku prezantohen produkte të ndryshme artizanale, tipike të një vendi ose me gastronomi e kuzhinë tipike të një vendi.
Përfaqësuesit e Shqipërisë kishin zgjedhur të merrnin stendën artizanale, të cilën ja dhuruan si bamirësi edhe këtë vit shtëpisë “Rozalba” Lezhë.
Një qendër komunitare ku jetojnë vajza të shpëtuara nga rruga, nga dhuna apo nga rrethana të tjera akoma më të komplikuara.
“Me ndihmën e disa miqve që dhuruan një donacion në ofertë të lire mundësuam edhe mbledhjen e shumës se nevojitur për blerjen e biletave të tragetit për udhëtimin e Motre Alma Zogu (përgjegjësja e Shtëpisë Rozalba) së bashku me 4 vajzat e shtëpisë Rozalba. Për katër ditë radhazi ato ishin pjesë aktive e festivalit dhe shitën produkte artizanale tipike të Shqipërisë dhe të krijuara nga vetë ato”, tregoi për “Diaspora Shqiptare” Aurela Hasku presidentja e shoqatës “Le Aquile di seta”
Gjithashtu vajzat u prezantuan me disa kërcime popullore të Shqipërisë dhe me një këngë të Vaçe Zelës.
Mësueset e shkollës së “Le Aquile di seta” në Bari dhe shumica e vajzave anëtare të shoqatës ishin të veshura me kostume tipike të Shqipërisë.
“Ky takim tashmë po kthehet ne një traditë për ne. Është një impenjim i madh që kërkon punë dhe shumë energji por jemi shumë të kënaqura sepse ndjehemi të dobishme pre Shqipërinë tonë dhe për këto vajza të pafata por me shpresën që jeta do ti buzëqesh”, shprehet Hasku.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.