Leonard Danglli, me origjinë nga Devolli dhe rrënjë të largëta nga Frashëri i Përmetit, është zv. dekan i Fakultetit të Arteve Liberale në Universitetin Yorkville në Toronto, Kanada. Rrugëtimi i tij akademik fillon 20 vjet më parë, kur ai përfundoi me rezultate të shkëlqyera studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2004, ai angazhohet si pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT, ku përveç mësimdhënies, ka realizuar me sukses studimet e doktoratës dhe më pas i është akorduar titulli akademik “Profesor i Asociuar”. Njëkohësisht, ai ka marrë pjesë në aktivitete shkencore ndërkombëtare si në Europë ashtu edhe në Amerikën e Veriut. Është autor i 5 librave dhe dhjetëra botimeve shkencore në revista ndërkombëtare.

Përpara më pak se tre vjetësh, vendosi të zhvendosej në Toronto me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Në Kanada, filloi karrierën akademike si pedagog me kohë të pjesshme por brenda pak muajve u punësua si pedagog me kohë të plotë dhe aktualisht mban edhe pozicionin drejtues të zv. dekanit. Në universitet jep lëndët e komunikimit profesional, ndikimit të teknologjisë në shoqëri, si edhe kërkimit shkencor. Në kuadër të angazhimit me studentët e tij të degës së ‘interior design’ dhe ‘project management’, ai është i përfshirë në projekte të ndryshme në fushën e ‘interior design’ dhe ‘real estate management’. Përveç gjuhës amtare dhe anglishtes, ai flet rrjedhsëm frëngjisht dhe italisht.
Suksesi i Leonardit në Toronto është një lajm i mirë për të gjithë komunitetin shqiptar në Kanada dhe jo vetëm.
*Marrë nga faqja e Ambasadës shqiptare në Greqi
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.