“Lahuta e Malcis” bashkoi artdashësit shqiptarë në Bronxville

E hënë, 17 Qershor, 2024

Në Librarinë Publike të Bronxville, New York, nën kujdesin dhe organizimin e “Albanian American Club of Westchester”, kryevepra epike e At’ Gjergj Fishtës “Lahuta e Malcis” bashkoi artdashësit shqiptarë në një festë mbresëlënëse të letërsisë, aktrimit dhe interpretimit. Për herë të parë në New York, aktori i mirënjohur Armend Baloku interpretoi pjesë të zgjedhura nga kryevepra e At’ Gjergj Fishtës duke ngjallur shumë emocione për stilin e veçantë të interpretimit, pjesëve të zgjedhura, mesazheve të fuqishme artistike e vargjeve prekëse patriotike. Për të prezantuar aktivitetin kushtuar veprës së papërsëritshme në letërsinë shqipe, fjalën e hapjes e mbajti presidenti i “Albanian American Club of Westchester” z.Valon Nikçi i cili theksoi dhe në fund të aktivitetit për “Dielli”-n e “Vatrës” se në të ardhmen do të zhvillohen dhe aktivitete të tjera letraro-artistike që lartësojnë e promovojnë kulturën tonë kombëtare dhe identitetin kulturor kombëtar shqiptar.
Për publikun artdashës shqiptar të New York e më gjërë, “Lahuta e Malcis”, kryevepra epike e At’ Gjergj Fishtës, Homerit shqiptar e përbërë nga këngët historike, kreshnike dhe autoriale, pjesët që u interpretuan nga aktori i mirënjohur Armend Baloku: “Cubat”, “Oso Kuka”, “Preja”, “Vranina”, “Deka”, “Ali Pasha i Gusisë”, “Mehmet Ali Pasha”, “Lugati”, “Tringa”, “Konferenca e Londonit” u përcollën me emocion të veçantë e shumë duartrokitje nga të pranishmit.
Projekti artistik “Lahuta e Malcis” është prodhim i “PM Theater” dhe për shkak të kërkesave të larta të publikut, “Lahuta e Malcis” sipas organizatorëve shumë shpejt do të shfaqet përsëri për artdashësit shqiptarë në New York e më gjërë.
Me stilin e veçantë të interpretimit e aktrimit, zërin, fuqinë artistike dhe patriotike të pjesëve të interpretuara, atmosfera e krijuar artistike ishte një furi skenike duke lënë mbresa dhe emocione të papërshkrueshme tek të gjithë të pranishmit që bashkë me aktorin recitonin At’ Fishtën e madh:
Persè flamuri kuq e zí,
Sod mâ s’ pari, bukurí
Porsí fleta e Engllit t’ Zotit,
Po valvitë mbí tokë t’ Kastrjotit,
Si valvit dikúr motit;
E dér m’ qiellë ushton brohrija,
Kah gerthet fusha e malcija:
Per jetë t’ jetës rrnoftë Shqypnija! /Dielli/