“Historia e Skëndërbeut” përditësuar nga studiuesit Emil Lafe dhe Thoma Qëndro

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pak muaj më parë në panairin e librit në Tiranë u prezantua libri “Historia e Skënderbeut” e rilindasit Naim Frashëri (Albas, 2023). Një botim i plotë i përditësuar dhe i plotësuar me shënimet e gjuhëtarit të njohur Kostaq Cipo. Por në zhurmën e madhe të panairit kjo vepër e rëndësishme në historinë e letërsisë shqiptare nuk do të binte në sy, ndaj edhe ishte i nevojshëm edhe një riprezantim, ashtu siç duhej, kësaj here në një mjedis më intim në Qendrën Kombëtare të Leximit dhe librit mes miqsh dhe dashamirësh të librit.

Kjo vepër e botuar në vitin 1898 në Bukuresht, dy vjet para se të ndahej nga jeta Naim Frashëri, u ribotua për lexuesin në vitin 1953 e redaktuar e pajisur me shënime nga prof. Kostaq Cipo. Dhe tashmë vjen sërish e pasuruar dhe e përditësuar nga studiuesit Emil Lafe dhe Thoma Qëndro.

Gjatë prezantimit profesor Lafe u ndal gjerësisht në punën që Cipo kishte bërë me herët me veprën, duke e konsideruar botimin e vitit 1953, si botimin më të plotë të “Historisë së Skënderbeut” të Naim Frashërit. Pas përpjekjeve më të hershme në Shqipëri dhe Rumani. Dhe ky botim i parë ishte në 5 mijë kopje, një shifër e madhe patur parasysh kohën në të cilën u botua (1953), “Ky është edhe një shpjegim për etjen që kishte lexuesi për letërsinë shqipe e cila mungonte shumë në këtë kohë” shpjegon prof. Lafe.

Pa nisur leximin e veprës natyrshëm lind pyetja: Ky u bazua Naim Frashëri për krijimin e figurës së heroit kombëtar. “Ata që janë marrë me studimin sidomos profesorë Dhimitër Shuteriqi thotë që u mbështet te Barleti dhe sipas shembullit të tij krijoi një Skënderbe të përkryer me tërë cilësitë e një heroi të humanizmit europian. Kemi të bëjmë me një personazh pozitiv mjaft të plotë të paraqitur në tërë madhështinë e vet heroike” sqaron profesor Lafe.

“Skënderbeu i Naimit personifikon shpirtin heroik të popullit të vet që do ta tregojë edhe një herë veten se do të ndërtojë shtetin e vet të pavarur. Naimi natyrisht krijoi edhe personazhe letrare si Kamani i famshëm që ngriti gishtin dhe tha “ Kurrë s’trembet Shqipëria nuk vdiq por është gjallë. Gjithashtu një krijim letrar është edhe figura e shpirtit të Gjon Kastriotit që ngrihet nga varri dhe shkon tek i biri. “ U ngrit fati i Shqipërisë, si i vdekuri nga varri mori udhën e Azisë”.

Pas këtij vargu profesor Lafe mori një moment për ritheksuar rëndësinë e njohjes dhe dallimin e veprave historike nga ato letrare. Dhe fuqinë e një mediumi të madh si televizioni për të keq informuar publikun duke sjelle shembullin e një emisioni në televizion ku thuhej se fati i Shqipërisë dikur ka qenë i lidhur me Azinë, edhe Naim Frashëri e thotë këtë në veprën e tij!!!

“Kjo vepër dhe historia e Skënderbeut duhet të njihet mirë para se të flitet publikisht për to”, përfundoi.

Duke u rikthyer sërish te vepra tregon se së bashku me profesor Thoma Qëndron, morën origjinalin dhe e krahasuan një për një me origjinalin. Çfarë kishte në origjinal dhe çfarë kishte në transliterimin e Cipos. “Dhe sigurisht qe diskutuam të gjitha problematikat që dilnin nga ballafaqimi i tyre. Duke u nisur nga ideja që ky është një libër që do ti drejtohet sidomos nxënësve të shkollës ne u përpoqëm si të thuash “hymë në lëkurën” e profesor Kostaq Cipos dhe vepruam ashtu siç kishte vepruar ai me ato kritere qe ka shpjeguar ai për të saktësuar për të rregulluar atje kua ia ka menduar që psh mund te ketë qenë një gabim shtypi dhe e ka rregulluar. Kështu që i rregulluam dhe ato duke vendosur shënimet tona në të gjitha rastet”.

Profesor Lafe sqaron se e ky është një botim shumë i plotësuar edhe sepse Prof. Cipo në çdo faqe ka vendosur shënime përkatëse, i ka numëruar vargjet dhe për çdo varg ka dhënë shpjegime të karakterit gjuhësor dmth dukuri fonetike, ka shpjeguar format gramatikore dukuritë fonetike të dialektit të Naimit të toskërishtes  dhe të gegërishtes kur ka gjetur rastin, dukuri sintaksore, dukuri morfologjike. “Është marrë pastaj edhe me çështje të figurave letrare me një analizë shumë të imtë të figurave që ka përdorur Naim Frashëri etj” përfundoi.

Për redaktoren e librit Natasha Pepivani ky libër është tejet i veçantë pasi është një përtëritja e veprës madhore të rilindasit të madh si dhe përtëritja e punës së studiuesit, eruditit dhe gjuhëtarit të madh Kostaq Cipo. “Kur fillova ta lexoja ndjeva një shije tjetër të librit, një ripërtëritje të asaj çka kisha lexuar, por edhe një gjë e  re që të mbushte. Veç kësaj të gjitha ato shënime të mrekullueshme që e shoqërojnë çdo faqe te librit, komente shpjegime për anën gjuhësore”.

Mbi poemën

Poema epike “Historia e Skënderbeut” u botua më 1898, dy vjet para vdekjes së Naimit. Kjo vepër e fundit që botoi ai, konsiderohet testamenti i tij, sepse në të përmblodhi dhe shprehu me patos të fuqishëm idealet për lirinë e Shqipërisë dhe për futjen e saj në rrugën e përparimit. Vepra doli në një çast historik tepër të mprehtë: Perandoria Osmane po shkonte drejt fundit të saj dhe rreziku i copëtimit të vendit tonë nga shtetet shoviniste ishte shumë i madh.

Kërkohej më shumë se kurrë që ndërgjegjja kombëtare të forcohej dhe, veç kësaj, te shqiptarët të krijohej mendësia se ishte e drejta e tyre të jetonin të lirë si komb më vete në trojet e lashta stërgjyshore. Vepra e Naimit bënte thirrje dhe nxiste shqiptarët t’i dilnin zot vendit të tyre në këto kushte, duke kryer me nder detyrën atdhetare. Breza të tërë patriotësh kishin ëndërruar të kishin një vepër për heroin kombëtar, Skënderbeun.

Këtë dëshirë e realizoi Naimi me poemën e vet madhore, e cila lëshoi hapur e me forcë kushtrimin për të rrokur armët, për të shkundur zgjedhën turke e për ta mbrojtur atdheun nga çdo rrezik. Ajo tingëlloi si kushtrim i bashkimit të shqiptarëve rreth flamurit të Skënderbeut. Si është ndërtuar vepra?

“Historia e Skënderbeut” është një poemë epike e përbërë nga 22 këngë. Ngjarjet ndjekin rendin kohor: Fillojnë me dërgimin e djemve të Gjon Kastriotit peng të sulltanit dhe mbarojnë me vdekjen e Skënderbeut dhe pasojat e rënda që ndoqën. Në përgjithësi, vepra i përmbahet historisë, ndonëse ka personazhe të krijuara prej poetit.Në qendër të poemës është figura e Skënderbeut.

Këtë figurë Naimi e ka vizatuar në përputhje me idealin e tij romantik, në dritën e idealeve të humanizmit evropian e në frymën e Rilindjes. Pra e idealizon figurën e heroit tonë. Për Naimin Skënderbeu është personifikim i të gjitha vlerave: i trimërisë, i urtësisë, i bukurisë fizike e morale: Ishte mbret i bukurisë,si dielli epte dritë…,… kish të gjitha mirësitëdhe të tërë urtësinë,njerëzin’ e dituritëdhe fuqin’ e trimërinë.

Naimi e paraqet Skënderbeun me tiparet e një heroi legjendar, të luftëtarit kreshnik dhe të atdhetarit të flaktë, që mbi gjithçka vë atdheun, edhe mbi interesin e tij. Në poemë e gjejmë Skënderbeun një udhëheqës me aftësi të rralla, që diti të bashkonte të gjithë shqiptarët rreth idealit të madh të lirisë. Ai është organizator dhe strateg i madh në luftë, po aq sa është edhe luftëtar që bie “si rrufe” mbi armiqtë dhe i shpartallon.

Si prijës i urtë popullor ai është simbol i lirisë, i traditave heroike të popullit, i idealeve shoqërore e demokratike që i kishte vetë poeti. Skënderbeu paraqitet me një botë tepër humane. Është i dashur e i thjeshtë me njerëzit, ka një mall përvëlues për atdheun kur jeton larg tij, qan me lot të hidhur kur merr vesh vdekjen e njerëzve të afërt dhe të zezat që e gjetën Shqipërinë. Në çdo çast është njerëzor e fisnik.

Figura e Skënderbeut është e pashkëputur nga epoka e tij. Është e natyrshme që këtë epokë Naimi ta paraqitë të idealizuar, duke ia kundërvënë gjëndjes së Shqipërisë së robëruar e të prapambetur të kohës së vet. Koha e Skënderbeut përmblidhte gjithë “mirësitë” e “begatitë” atëherë mbretëronte urtësia, paqja, kamja, nderi, shpresa. Paraqitja e idealizuar e së kaluarës kishte një funksion të caktuar.

Duke ballafaquar dy epokat, Naimi thekson se pushteti osman e ndërpreu procesin e zhvillimit e të qytetërimit të Shqipërisë, e hodhi këtë në errësirë. Pra, pushtimi osman duhej shporrur sa më parë dhe epoka e lavdishme e Skënderbeut duhej përtërirë. Naimi evokon shpirtin heroik e liridashës të shqiptarëve, traditat e tyre të bashkimit, evokon epokën dhe Skënderbeun vetëm e vetëm që T’i ap dritë ShqipërisëNga shpirt’ i ndritshëm i tija, pra, duke na i paraqitur ato si një model të përsosur, ti frymëzonte bashkatdhetarët për ta çliruar e qytetëruar atdheun e tyre si dikur.

Si demokrat, Naimi e paraqet popullin si një forcë të gjallë që i udhëhequr nga një hero si Skënderbeu, korr fitore dhe tregon heroizëm e patriotizëm të pashoq. Një ide e rëndësishme e poemës, tepër aktuale në fund të shekullit XIX, ishte ajo se liria fitohet vetëm me anë të luftës së armatosur.

Gjithë poema e sintetizon këtë ide, por me një patos të veçantë spikat ajo në fjalët e Kamanit: Kurrë s’trembet Shqipëria,nukë vdiq, po është e gjallëtjetër përgjigjje Turqianukë do, përveç me pallë. Fjala e Kamanit në kuvendin e burrave të mbledhur nga Gjon Kastrioti, është himn për trimërinë dhe lirinë, ajo tingëllonte si thirrje për të rrokur armët: Trimëria, trimëriamban lirin’ e mëmëdhenë! Kamani nuk është person historik, por figurë e krijuar nga poeti me shumë dashuri e mjeshtëri.

Ai tipizon shqiptarin trim, të vendosur për të mbrojtur lirinë dhe nderin e atdheut, të gatshëm të japë edhe jetën. Në poemë ka dhe shumë personazhe të tjera, portrete të njerëzve të afërt dhe të bashkëluftëtarëve të Skënderbeut, si dhe të armiqve osmanë. Këta të fundit, sidomos sulltanët, jepen me tipare krejt të kundërta me ato të Skënderbeut dhe të shqiptarëve.

“Historia e Skënderbeut” u bë një nga veprat më të dashura gjatë Rilindjes, se u përgjigjej aspiratave liridashëse që vlonin në popull. Ajo themeloi në letërsinë tonë traditën e poezisë epike.Poema ka shumë vlera artistike të qëndrueshme. Ajo të rrëmben me gjerësinë e rrëfimit, me gjallërinë e vizatimit të shumë skenave. Të tilla janë ato të kuvendeve, të veprimtarisë së gjithanshme të Skënderbeut, të betejave, ndonëse, ndonjëherë, bie në përsëritje situatash.

Herë-herë gjejmë tabllo me dramacitet të theksuar. E tillë është ajo në këngën e V, që fillon me vargjet: Krujë, o qytet i bekuar,prite, prite Skënderbenë!… Në poemë hasim herë-herë, portretizime të goditura të personazheve, siç është sidomos ai i Kamanit një pasuri figurash stilistike, si epitete, krahasime, similituda etj. Gjuha e veprës është afër gjuhës së popullit, me mjete të shumta shprehëse, e pastruar nga fjalët e huaja dhe me mjaft fjalë të krijuara nga vetë poeti.

Shprehjet frazeologjike, me mjaft ngarkesë emocionale, gjenden dendur në poemë. “Historia e Skënderbeut” mbetet një nga veprat më të rëndësishme të Naimit. Me të u mëkuan dhe u rritën breza të tërë atdhetarësh e luftëtarësh.

Mbi autorin

Figura qendrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri, bilbili i gjuhës shqipe. Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur “Zosimea”.

Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke përvetësuar disa gjuhë, si: greqishten e vjetër e të renë, latinishten, frëngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të Lindjes.

Të gjitha këto tradita poetike ndikuan në formimin e tij si poet. Më 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri në klimë më të shëndetshme. Gjatë viteve 1872 – 1877, Naimi punoi në Berat e në Sarandë si nëpunës.

Kjo periudhë pati rëndësi të veçantë në formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhën e bukur e shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë, krijimtarinë popullore, bukurinë e natyrës shqiptare. Ndërkohë vendi ishte përfshirë në ngjarjet e mëdha të lëvizjes çlirimtare, që do të sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878, udhëheqës i së cilës ishte Abdyli, vëllai më i madh i Naimit.

Naimi dha ndihmesën e vet për krijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu dhe përhapi programin e saj. Më 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë “Shqipëria”, në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes. Me këtë krijim Naimi niste rrugën e poetit kombëtar.

Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Gjithë forcat dhe talentin ia kushtoi çështjes kombëtare, punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë, për botim edhe të shumë veprave të autorëve të tjerë.

Lëvizja kombëtare, idealet e çlirimit të Shqipërisë, të përparimit e të qytetërimit të saj, u bënë faktori themelor që ndikoi në formimin e Naimit si poet e atdhetar. Krijimtaria e gjerë letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap një periudhë të shkurtër prej 13 vjetësh (1886-1899). Vetëm në vitin 1886 ai botoi veprat “Bagëti e Bujqësia”, “Vjersha për mësonjëtoret e para”, “Histori e përgjithshme” dhe poemën greqisht “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”.

Më 1885 botoi përmbledhjen me vjersha persisht “Tehajylat” (Ëndërrimet) më 1888 botoi “Dituritë”, më 1890 “Lulet e verës”, më 1894 “Parajsa dhe fjala fluturake”, më 1898 “Historia e Skënderbeut” dhe “Qerbelanë” dhe më 1889 “Historia e Shqipërisë”. Sëmundja dhe lodhja e madhe ia keqësuan shëndetin poetit, zemra e të cilit pushoi së rrahuri më 20 tetor 1900, në moshën 54 vjeçare, i zhuritur nga malli për atdheun dhe me brengën që s’e pa dot të lirë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.