Greqi/ Ambasadorja takime me autoritetet për pensionet dhe lejet e qendrimit

E diel, 16 Qershor, 2024

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi znj. Luela Hajdaraga e shoqëruar nga një grup ekspertësh mbi ligjin e emigracionit ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm z. Patroklos Georgiadhis, dhe ekspertë ligjorë në Ministrinë e Migracionit dhe Azilit të Greqisë. Në fokus çështjet dhe problematikat me të cilat përballen shtetasit shqiptarë në Greqi si vonesat në rinovimin e lejeve të qëndrimit; kufizimi i lëvizjes në zonën Schengen; problemet e krijuara në rinovimin e siguracioneve shëndetësore dhe ndihmave sociale; problematikat e hasura me platformën e aplikimit, etj.

Gjithashtu, nga pala shqiptare u përcollën disa propozime që lidhen me problematikat e mësipërme, si dhe disa ndryshime dhe amendamente në Kodin e ri të Imigracionit, i cili hyri në fuqi më 1 prill 2024, por dhe lidhur me lejet e qëndrimit për shtetasit shqiptarë të moshës së tretë, krijimin e shërbimeve specifike për asistencë të kësaj grupmoshe, digjitalizimin e plotë të procesit për aplikim, dhe lidhur me zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së lejeve të qëndrimit dhe uljes së kostove për aplikimet për kategoritë e ndryshme të lejeve.

Sekretari i Përgjithshëm, z. Georgiadhis ishte pozitiv ndaj pikave të parashtruara nga Ambasadorja Hajdaraga dhe ekspertët shqiptarë, dhe u shpreh së disa nga këto pika do të pasqyrohen në projektligjin e ri të Emigracionit.

Të dyja palët u dakordësuan se kategoria e shtetasve shqiptarë që ka nevojë për zgjidhje urgjente të problematikave që lidhen me lejet e qëndrimit janë shtetasit shqiptarë të moshës së tretë, në prag të pensionit.

Çështjen e njohjes së pensioneve dhe lejet e qëndrimit  me vendin fqinj e preku edhe kryeministri Edi Rama në vizitën e shumëkomentuar të mbajtur pak javë më parë në Athinë. Gjatë fjalës së tij kryeministri shqiptar tha se  “Më në fund me qeverinë aktuale se me ato më përpara as nuk bëhej fjalë, kemi arritur të çelim negociata në nivel ekspertësh për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë. Po ashtu, kemi hapur edhe dialogun dypalësh në nivel teknik për problematikën e lejeve të qëndrimit dhe procedurën e marrjes së shtetësisë me natyralizim dhe ka goxha progres dhe jam besimplotë që shumë shpejt do merrni lajme shumë të mira”.

Diskutimet teknike me autoritetet greke për njohjen e pensioneve kanë nisur në shtator të vitit 2022, kohë kur një ekip Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore shkoi në Athinë ku zhvilloi biseda informuese në lidhje me skemat e sigurimeve shoqërore që zbatojnë të dyja shtetet, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.