Opera Rara në datën 23 Maj 2024 rrugëtoi në qendër të Londrës, në një ndër skenat më të vjetra të këtij kryeqyteti anglez me traditë lirike.
Koncert me artisten e mirënjohur shqiptare, “ The best female singer 2024” Ermonela Jaho!
E shoqëruar në piano nga maestro Carlo Rizzi dhe në violinë Marco Rizzi.
Ky koncert u mbështet, si donatore, nga Elena Baturina në memorje të Yury Luzhkov.
Donizetti Projekt Këngë është bërë i mundur gjerësisht nga pjesëtarët e Sindakatës Donizetti qysh në vitin 1989 e deri më sot 2024.
Një falenderim i veçantë i shkon Opera Rara’s Donizetti Patron, Shkëlqesisë së Tij Ambasador i Italisë.
Koncerti u shtri në dy interpretime, ai i artistes Ermonela Jaho e shoqëruar në piano nga maestro Carlo Rizzi dhe një pjesë e koncertit nga interpretimi me violinë i instrumentistit Marco Rizzi i shoqëruar në piano nga maestro Carlo Rizzi.
Repertori i jashtëzakonshëm me pjesët nga muzika e Donizetti, Bellini, Verdi, Gounod, Viardot dhe tekst/poem nga autor si Pietro Metastasio, Carlo Pepoli, Jacopo Vittorello, Victor Hugo etj dizenjuan në atmosferë mirënjohjen nga publiku me duartrokitje të gjata ndaj Ermonelës.
U shpreh një admirim i veçantë nga të gjithë të pranishmit në sallë, për artisten tonë, tashmë një ikonë krenarie dhe talenti shqiptar në të gjithë botën.
Pasdite e shkëlqyer, me një publik të larmishëm, në teatrin prestigjoz Wigmore Hall, ku mori pjesë edhe bordi i BACA ( British Albania Culture Association).
Si gjithmonë promovimi dhe lidhja e kësaj shoqate me artin shqiptar, i nivelit të lartë, në Mbretërinë e Bashkuar, tashmë është bërë një pasion dhe mision i vyer komunitar.