Gjergji, Heroi Kombëtar gjithmonë i ka bërë bashkë shqiptarët. Porosia e fundit e tij do të ndriçojë si Dielli brez pas brezi sa të ketë këmbë shqiptari mbi dhe. Thuprat nuk mund të thyhen një nga një, por së bashku. Prandaj qëndroni gjithmonë të bashkuar, sepse kështu edhe pa mua do të fitoni. Arbërisë nuk i kanë munguar kurrë trimat. Betohuni u tha Skënderbeu në porosinë e fundit.
Mijëra shqiptaro amerikanë erdhën së bashku në këtë Panair, festival i gjithanshëm për kulturën, traditën, guzhinën, bizneset e shumta që kanë hapur shqiptarët kudo ku jetojnë në Amerikë.
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” hyri ne vitin e tretë drejtuar nga z. Mark Gjonaj “Nderi i Kombit” organizuar nga z. Aleksander Nilaj President i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Open Hands” dhe drejtues të stafit si znj. Vera Mjeku akiviste e njohur dhe 100 organizata shqiptare që ndihmuan këtë organizim madhështor ishte i suksesshëm.
Është një Festival shqiptar, kuq e zi, me ngjyra të larmishme, që ka si qëllim të promovojë historinë, kulturën dhe traditat e mrekullueshme shqiptare do të shprehej z. Gjonaj.
Prezantuesit si Mary Camaj, Ardhmir Malziu, Ermal Mamaqi ardhur nga Shqipëria dhe Belinda Dragoti ftuan në skenë nxënës të shkollave shqipe, grupe valltarësh, këngëtarë, artistë, politikanë të shquar, ambasadorë të cilët përshëndetën publikun e shumtë.
Nderonin me pjesëmarrjen e tyre si Federata Pan Shqiptare Vatra me sekretar z. Pashko Camaj, bisnesmeni i shquar z. Harri Bajraktari “Nderi i Kombit”, Modelja Emina Cunmulaj Konsulle e Nderit.
Natyrshëm ndihem krenare për pjesëmarrjen aktive vullnetarisht si media me TV dhe gjithë shkollat Shqipe “Alba Life” në gjithë New York-un dhe në Online, ku nga Alba Life morën pjesë vetëm dy shkolla Bronxi dhe Brooklyn-i të përgatitura mjeshtërisht nga mësueset dhe asistentet.
Punonjësit e polisicë së NY-ut, dhe kalorësit parakaluan krenar pranë mijëra pjesëmarrësve.
Ceremonia u hap me interpretimin e dy himneve amerikane dhe shqiptare interpretuar nga artistja plot të ardhme Dea Kërliu dhe Ilsi Ademi.
Përshëndetën pjesëmarrësit si shqiptaro-amerikanja znj.Violeta Berisha e cila është një histori suksesi, pasi ajo sot është kryetare e Bashkisë Fairview në New Jersey, z. Eric Adams Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut i cili në shenjë respekti si gjithmonë bën simbolin e shqiponjës, Udhëheqës i Shumicës së Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Chuck Shumer, Senatore e shtetit të Nju Jorkut znj. Natalia Fernandez, Presidente e Bronxit Vanessa L. Gibson, Znj. Donika Gërvalla ZV/Kryeministre e Kosovës, Ministre e jashtme dhe e Diasporës, Ambasadori i Shqipërisë në Washington DC z. Ervin Bushati, Ambasadore Suela Janina Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.
Udha Artur Avenue e Panairit ndrinte nga shumë veshje shqiptare, kundërrmonte erëmirë nga asortimentet e ndryshme ushqimore, shkëlqente nga kinkaleritë, lodrat, bizhuteritë, punimet me dorë qe kishin vulën shqipare.
Pjesëmarrësit u argëtuan nën tingujt e DJ Edi, Lloga, Dani dhe Sadikaj.
Panairi ditën e diel vazhdoi deri në orën 18:00 mbasdite në Arthur Ave & Crescent Ave Bronx, NY, që në muajin e trëndafilave merr nurin e bukur shqiptar kuq e zi.