Vota e diasporës është kthyer sërish në vëmendje të politikës shqiptare, pas njoftimit të turit të takimeve të kryeministrit Rama në Diasporë, të nisur me takimin e e Athinës. Socialistët që prej ardhjes në pushtet kanë pohuar mbështetjen per realizimin e votës së Diasporës, opozita gjitashtu është shprehur pro, por asgjë ska lëvizur. Për Votën e Diasporës kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se politika është në limite të kohës për plotësimet ligjore që do lejonin votën e diasporës në zgjedhjet e ardhshme. Por kur jemi në nisje të vitit zgjedhor, dhe koha po shtrëngon duke se forcat politike në vend do të prodhojnë të njëjtin rezultat të zgjedhjeve të vitit 2021.
Në zhurmën e turit të diasporës edhe opozita u zgjua për të thënë fjalën e saj.
Sekretari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat ditën e sotme u ndal te vota e diasporës.
Ai tha se PD ka kërkuar që vota e shqiptarëve të diasporës të peshojë njësoj me atë të shqiptarëve brenda.
“Jemi pro që vota e diasporës të quhet një zonë zgjedhore. Varianti që thotë Edi Rama po gjen mbështetje dhe nga ata që bëjnë hije, që vota e diasporës të shkojë sipas qarqeve. Nëse i duhen në Durrës 1 mijë vota për të marrë një mandat, shkon dhe i gjen në Ancona apo në Bari. Ndaj i kemi kërkuar tjetër procedurë. Vota e shqiptarëve të diasporës të peshojë njësoj, duke e bërë një zonë të vetme në mënyrë që mos të merren mandate të pamerituara.”, tha ai,
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.