Me rastin e 25 vjetorit të arritjes së refugjatëve të Kosovës në Kanada dhe në shenjë mirënjohje ndaj Forcave të Armatosura Kanadeze e popullit kanadez për mbështetjen e tyre ndaj refugjatëve kosovarë-përmes “Operation PARASOL”, Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanada në bashkëpunim me “Canada Blood Services” dhe Konsullatën e Kosovës në Toronto e shoqatat nga komuniteti i diasporës, organizon fushatën për dhurimin e gjakut anë e kënd Kanadasë.
Kjo nismë do të filloj prej datës 20 Maj 2024 dhe do të vazhdoje deri me datën 31 Maj, 2024 dhe pritet të shërbej jo vetëm si shprehje e mirënjohjes tonë kolektive si popull falënderues në ditët më të vështira për Kosovën, por edhe si falënderim për Kanadanë e cila përveçse i hapi dyert dhe zemrat për ne, vazhdon të ofrojë siguri, mirëqenie dhe shanse të barabarta për integrimin e diasporës tonë në shoqërinë e saj diverse.
Komuniteti dhe shoqatat në të gjithë Kanadanë-duke përfshirë Otavën, Toronton, Hamiltonin, Kitchener-Waterloon, Londonin, Winnipegun, Reginen, Calgaryn dhe Vancouverin, tashmë janë regjistruar dhe mobilizuar në qendrat e tyre lokale për të marrë pjesë dhe shtyrë përpara këtë iniciativë.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Ottawa inkurajon të interesuarit në këtë kampanjë që me datën 20 Maj të paraqiten në mënyrë sa më masive dhe të organizuar në qendrat e tilla të shërbimit të dhurimit të gjakut.
Luteni që edhe provincat e shoqatat tjera nga diaspora jonë të bashkohen në këtë iniciativë sa humane por edhe vizibile për diasporën shqiptare, ndërsa me mirësjellje kërkojmë që derisa vendosni të dhuroni gjak të paraqiteni nëpër qytete tek Canada Blood Services në projektin tonë me emërtim zyrtar tashme: “Harmony in Humanity: Kosovar Diaspora Blood Donation Drive”.
Për më tepër ju lutem të ndani mundësisht fotot tuaja duke përdorur #Kosovoincanada, #HarmonyinHumanity, #CanadasLifeline, pasi një sëre mediash kanadeze tashmë kanë shprehur interesimin për pasqyrim mediatik.
Për komunitetin e Otavës, QR Code është i përfshirë në poster dhe kushdo që dëshiron të caktoj terminet, mund të regjistrohen dhe krijojnë llogaritë e tyre personale për dhurim të gjakut në linkun si në vijim: https://myaccount.blood.ca/en/join-team/HARM0119284
Qytetet tjera:
Toronto: https://myaccount.blood.ca/…/group-summary/HARM0119622
Hamilton: https://myaccount.blood.ca/en/join-team/HARM0119676
Kitchener-waterloo: https://myaccount.blood.ca/…/group-summary/HARM0119466
Vancouver: https://myaccount.blood.ca/en/join-team/HARM0119545
London: https://myaccount.blood.ca/…/group-summary/HARM0119510
Ndërsa mbetemi në pritje të pranimit të QR Codes nga qytetet tjera të cilat janë duke krijuar llogaritë “partners for life”, për më shumë detaje rreth regjistrimit dhe procedurave të tilla relevante, ju lutem mos hezitoni kontaktoni në çdo kohë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Otava:
[email protected] or 613 569 2828.
Duke ju falënderuar për kohën dhe bujarinë, mirëpresim bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.
Me konsiderata,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanada.