Artisti Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë ditën e diplomimit në SHBA

E enjte, 13 Qershor, 2024

Adem Dalipi, artisti me origjinë shqiptare i lindur në Shtetet e Bashkuara të  Amerikës po ngjit me shpejtësi shkallët e suksesit përtej oqeanit. Por në komunitetin shqiptar së fundi ai u bë i njohur për ceremoninë e tj të diplomimit në Northern Illionis. Gjatë ceremonisë së diplomimit, Dalipi ka vendosur shallin me shqiponjë, duke treguar me krenari se është shqiptar.

Në fotografitë e publikuara në rrjete sociale, ai ka treguar se gjatë ceremonisë ka qenë i shoqëruar nga familjarët e tij, duke i falënderuar që e kanë mbështetur që nga dita e parë.

Gjithashtu, ai ka treguar se ka diplomuar një vit më herët, mirëpo përgjatë kësaj kohe, ai ka krijuar kujtimet më të mira, për të cilat është mirënjohës gjithmonë.

Prindërit e tij kanë lindur në Maqedoni, në Kërçovë dhe më pas janë transferuar në ShBA, dhe më pas kanë lindur djalin e tyre, Adem Dalipi.

I lindur dhe i rritur në Amerikë, Dalipi kishte deklaruar më parë për KultPlus se gjërat nuk ishin të lehta për të dhe për familjen e tij në ShBA.

“Unë kam lindur në Amerikë më 2003 dhe jam rritur aty. Prindërit më merrnin bashkë me vëllain dhe ktheheshim verës në shtëpi për ta vizituar familjen dhe për të mësuar më shumë rreth fshatit dhe kulturës sonë. Në Amerikë pata shumë keqkuptime për shkak të emrit, por sidoqoftë sfondi im kulturor ishte i ndryshëm sepse ne angazhoheshim në komunitetin shqiptar që na rrethonte”, ishte shprehur ai.

Por, talenti i tij për muzikë ra në sytë e profesorit qysh në klasë të tretë, kështu ai paralajmëroi nënën e tij që djali kishte “vesh për muzikë”. Kjo i ndihmi Ademit për të nisur rrugëtimin e tij, fillimisht duke mësuar kitarë e më pas nis të këndojë dhe të mësojë instrumente të tjera.

“Kam shkruar muzikën time qysh kur isha 11-vjeç. Prindërit e mi nuk qenë marrë me muzikë, prandaj ishte pak e vështirë për mua. Ata filluan të shohin seriozitetin tim dhe kështu nisën të më mbështesin. Së bashku gjetëm mundësi për të krijuar lidhje me njerëzit në industri.”, kishte treguar Ademi.

Një ndër mundësitë më të mira që i ka ardhur në duar, si një djalë i ri në këtë fushë, është edhe ftesa për audicion në “American Idol”. Ishte vera e vitit 2018, kur sapo kishte mbaruar disa incizime në Toronto të Kanadasë dhe një producent nga “American Idol” e ftoi në audicion. Atë kohë ishte vetëm 15-vjeç, dhe kishte fatin të merrte tiketën e artë nga një juri e përbërë nga këngëtarët e famshëm si: Lionel Richie, Katy Perry dhe Luke Bryan.

“Pas kësaj unë kam shkuar edhe në “Javën e Hollivudit”. Kjo shfaqje më dha besim të madh që unë do të jem artist serioz në të ardhmen, dhe kjo do të më ndihmojë për lidhje të reja me industritë muzikore”, kishte treguar tutje ai.