Muharrem Salihu,kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet e Parlamentit Evropian

E hënë, 20 Maj, 2024

Aktivisti shqiptar Muharrem Salihu është kandiduar për zgjedhjet në Parlamentin Evropian. Nominimi i tij është bërë nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa/Shtetet e Bashkuara të Evropës” nga ish-kryeministri Italian Matteo Renzi dhe Emma Bonino.

“Interesi politik i Muharrem Salihut janë të drejtat e Shqiptarëve dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Koalicioni Renzi – Bonino angazhohet për themelimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës”, thuhet në postimin e bërë nga politikani Alush Gashi, i cili ka ndarë lajmin për nominimin e Salihut në garën e madhe të Parlamentit Evropian.

Salihu, që është një biznesmen i suksesshëm me veprimtaritë e tij në Venecia, por edhe vendlindjen e tij, në Medvegjë.

Vetë Salihu shprehet se “kam vendosur të dal si kandidat në zgjedhjet evropiane për t’i dhënë edhe më shumë forcë brenda institucioneve evropiane- angazhimit tim personal përkrah të gjitha pakicave”.

“Unë jam Muharrem Salihu – Marco, një sipërmarrës italian me origjinë shqiptare, i cili ka qenë gjithmonë i përfshirë në jetën sociale. Kam gati njëzet vjet që jetoj në Itali dhe kam përjetuar nga afër vështirësitë, por edhe mundësitë e një vendi mikpritës që beson në integrimin europian. Kam vendosur të dal si kandidat në zgjedhjet evropiane për t’i dhënë edhe më shumë forcë brenda institucioneve evropiane- angazhimit tim personal përkrah të gjitha pakicave. Lufta kundër pabarazive dhe padrejtësive sociale në nivelet më të larta bën të mundur jo vetëm rritjen e mirëqenies së njerëzve, por edhe parandalimin e konflikteve dhe luftërave që vazhdojnë të përgjakojnë tokën tonë sot“.

Siç dihet, Muharrem Salkihu është pjesë e shumë organizmave kombëtare shqiptare, diasporës duke qenë si pjesë e bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane të Joe DioGuardit, ndërsa është themelues i Forumit të mirënjohur AFEDS për zhvillimin ekonomik të komunave shqiptare në Serbi.

Së fundi u emërua pjesë e trupit të këshilltarëve akademikë në Fakultetin e Gjenevës.