Kryetari i Bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skënderbeut

E martë, 14 Maj, 2024

Ditën e premte, në orët e vona të mbrëmjes është dëmtuar busti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm disa metra përballë zyrave të OKB-së. Policia ka nisur hetimin lidhur me rastin, ka njoftuar më herët  gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch.

Para autoriteteve shqiptare në Zvicër, dëmtimin e bustit të Skënderbeut në Gjenevë e kanë dënuar personalitete zvicerane. Për dëmtimin e bustit të Skënderbeut gazeta shkruan se në redaksinë e saj kanë mbërritur dy reagime nga kryetari i Bashkisë së Qytetit Ndërkombëtar – Gjenevës, Z. Alfonso Gomez dhe  nga Z. Ueli Leuenbeger, themeluesi i Universitetit Popullor Shqiptar dhe ish-Këshilltar Kombëtar (deputet), i cili ka merita të mëdha edhe në vendosjen e bustit të Skënderbeut buzë liqenit të Gjenevës.

Në një prononcim të kryetarit të Bashkisë së Gjenevës, Z. Alfonso Gomez, dërguar në redaksinë e gazetës zvicerane në shqip, Le Canton27.ch, ai ka shprehur keqardhje dhe është befasuar kur ka mësuar se është sulmuar statusi i “Skënderbeut”.

“E dënoj ashpër këtë akt vandalizmi dhe shpreh solidaritetin me komunitetin shqiptar të Gjenevës,” ka thënë Z. Gomez, kryetar i Bashkisë së Gjenevës.

Ndërsa Leuenberger tha: “Unë e dënoj në termat më të ashpër të mundshëm këtë akt vandalizmi. Shpresoj se nuk janë motive politike ato që kanë frymëzuar vandalët dhe shpresoj që policia dhe drejtësia të kapin autorët. Komuniteti shqiptar në Gjenevë duhet të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen e autoriteteve të Gjenevës.”

Komuniteti shqiptar në Gjenevë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rastin, ndërsa thonë se kjo nuk është hera e parë që busti i Skënderbeut është dëmtuar.