Fuqia e një gruaje në zërin e Emina Cunmulajt

E shtunë, 4 Maj, 2024

Emina Cunmulaj ka qënë e ftuara speciale e mbrëmjes së organizuar nga Albanian Roots Club në St. Francis College, një takim ku ajo ku theksoi rolin e shumanshëm të grave në shoqëri në kontekste të ndryshme, që nga stigma dhe sfidat që u shkaktuan të mbijetuarve të dhunës seksuale të kohës së luftës në Kosovë deri te dhuna në familje, vlerat familjare dhe edukimi i fëmijëve.

Albanian Roots Club dhe Emina’s Hand, një fondacion jofitimprurës me bazë në Miami, po bashkëpunojnë në një fushatë për mbledhjen e fondeve që synon të krijojë një hapësirë ​​që strehon fëmijët me nevoja të veçanta në qytetin verior shqiptar të Shkodrës.

Aktualisht, në Tiranë ekziston vetëm një dhomë e tillë, e cila funksionon si subjekt privat, që shoqërohet me tarifa të larta dhe vështirë se plotëson kërkesat për shërbime të tilla.

E ulur në një tavoline me në sfond banderolën e St. Francis College në një ambient të kuruar me detaje Megi Rama, Presidentja e Albanian Roots moderoi bisedën e gjatë mbi një orë me Emina Cunmulaj.

Duke sjellë kujtimet e saj të fëmijërisë së hershme që nga lindja e saj në Michigan nga prindër shqiptarë nga Mali i Zi, te rikthimi në vendlindjen e tyre, ish-modele dhe drejtuese aktuale, Cunmulaj përshkruan një përzierje kujtimesh që i kanë dhënë formë jetës së saj.

Në një moshë shumë të re, ajo kuptoi përvojën e dhimbshme të nënës së saj të ndjerë, një model jete që është tipik për gratë në një shoqëri patriarkale, dhe kuptoi ndikimin e saj afatgjatë.

“Kjo nuk është ajo që doja për veten ” tha Cunmulaj, “dhe e njëjta gjë vlen edhe për tre fëmijët e mi. Është e rëndësishme të kuptohet se abuzimi i grave nuk është një çështje lokale, por po ndodh në të dy anët e oqeanit, nga Mali i Zi në Michigan dhe në mbarë botën.”

Një detyrë e vështirë që Emina po merr përsipër me partnerë të përkushtuar në SHBA dhe Kosovë.

Në bisedë, ajo inkurajoi të rinjtë “të avokojnë për gratë, të flasin dhe të bëjnë presion ndaj institucioneve qeveritare për të mbrojtur të drejtat e grave dhe që të gjithë të bashkojnë forcat për të sjellë një ndikim të vërtetë në çështjet sociale”.

E pyetur për mënyrat se si rinia e sotme mund të jetë me ndikim, Emina tërhoqi vëmendjen për ndryshimet që kanë ndodhur brez pas brezi për gratë në shoqëri. “Ende ka shumë për të bërë,” tha ajo. “Vrasja e fundit e dy grave nga partnerët vendas në Kosovë duhet të na zemërojë të gjithëve, sepse është një dështim i sistemit”, duke miratuar protestën e solidaritetit në Midtown këtë të diel që po vjen.

Një nga bashkëpunimet e përbashkëta të Emina’s Hand është partneriteti me Fondacionin Jahjaga, një organizatë jofitimprurëse e udhëhequr nga ish-presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga për të ofruar ndihmë dhe mbështetje ekonomike për bizneset e vogla në pronësi të grave në Kosovë.

Jesika Hasankolli dhe Andrea Gajtani, përkatësisht Zëvendës Presidente dhe Sekretare e Albanian Roots prezantuan folësen e ftuar dhe falënderuan të pranishmit në audiencë veçanërisht Federatën Pan Shqiptare të Amerikës Vatra, sekretarin e saj, Dr. Pashko Camaj, shoqatën “Malësia e Madhe”, shoqatën “Ulqini”, dhe shoqatën “Open Hand”, fotografin e njohur të modës Fadil Berisha, përfaqësues nga zyra e Senatores së NYS Jessica Scarcella-Spantons si dhe anëtarë të komunitetit dhe studentë.

Duke biseduar me mikpritësit dhe Eminën, Ambasadore e Vullnetit të Mirë të Vatrës që nga nëntori i kaluar, Dr. Camaj i mbështeti studentët dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë të jenë aktivë në komunitet.

E udhëhequr nga bindja se “sa më shumë flasim, aq më i fuqishëm është ndikimi”, Emina Cunmulaj bëri përshtypje te audienca me thirrjen e saj nevojën e një strategjie të përbashkët dhe bashkimit të forcave për të luftuar çështjet që komuniteti interesohet.

Ajo u nderua me një Çertifikatë Mirënjohje nga organizatorët e Albanian Roots Club dhe iu dha një vlerësim mirënjohje nga Drejtoresha e Staten Island Vanesa Limani përfaqëesuese e zyrës së Senatorit të NYS Spantos.

Fotot kortezi e Valon Gerbeshi, Videograf dhe Albanian Roots Club

Përkthyer dhe përshtatur nga gazeta Dielli