At Bellusci kujton në 100-vjetorin e lindjes profesorin e madh Jup Kastrati

E hënë, 29 Prill, 2024

Arbëreshi At Antonio Bellusci, kujton mikun e tij me rastin e 100- vjetorit të lindjes së tij me anë të një interviste.

At Bellusci, sot është 100 vjetori i lindjes se profesorit të madh Jup Kastrati. Cili ishte Profesor Jup Kastrati për Ju? 

Profesor Jupi ishte si ajo aorta pulsante, e ngrohtë, me të cilën ushqeu çdo kapilar të trupit tij, me një dashuri të fortë për kombin, mbajti një qëndrim stoik për gjuhën shqipe, thelloi studimet për kulturën e popullit të tij, me ndershmërinë e tij intelektuale i la kombit mbi 40 vepra shkencore, mijëra faqe epistolare, zgjeroi sferat shkencore duke u bërë një prej themeluesve të Universitetit të Shkodrës, një vizionar shkencor si themelues i “Boletini shkencor”, përhapës i qytetërimit dhe i kulturës dhe e demostroi edhe më tepër me hapjen e Bibliotekës së Shkodrës, por edhe një patriot i madh, antifashist, i cili u burgos, u internua.

Ky njeri i shkencës dhe i kulturës nuk e humbi kurrë atë alkimi humane sa profane po aq edhe hyjnore, pjesë e shpirtrave të mbrekuellueshëm, duke e bërë këtë njeri të rrallë e poliedrik, ndërsa ishte një mik- vëlla shumë i mirë.

At Bellusci, kur e keni takuar për herë të parë profesor Jup Kastartin?

Ishte viti 1972, dhe mua më kishin ftuar në kuvendin Ilir. Atje u njoha me shumë studiues shqiptar, në mes tyre njoha edhe prof Jup Kastratin. Drekonim dhe darkonim tek “Hotel Dajti”.

Në atë Kuvend vetëm sa njohëm, por kisha menduar që, kur të rikthehesha për në Itali, (protokolli ishte që një natë duhet të ndaloja në Shkodër) do të takoja Profesor Jupin, por nuk ndodhi kështu.

Gjatë kthimit tim për në Itali, nuk isha vetëm. Sipas rregullat e shërbimit sekret të Shqipërisë të asaj kohe, duhet patjetër të isha i shoqëruar deri në kufi, dhe ai që më shoqëronte ishte musikologu Benjamin Kruta.

Sapo mbrrita atë ditë në Shkodër i kërkoj Z. Benjamin Kruta, se dëshiroja të takoja Prof. Kastrati, por me sa kuptova nuk ishte e mundur për shkak të protokollit. Vonë mësova se regjimi nuk të jepte këtë liri, kështu për të shfrytëzuar kohën në maksimum kërkova të vizitoja Katedralen e Shkodrës. Këtë kërkesë ma plotësuan, por brenda saj gjeta një hapsirë boshe, kthyer në “Pallat sporti” ku zhvilloheshin ndeshjet e Boxit.Të nesërmen në mëngjes i shoqëruar deri në Han të Hotit nga Z. Benjamin Kruta, lë Shqipërinë dhe vazhdova për në Itali me makinën time.

At Bellusci, kur iu dha mundësia të ritakoheshit me Profesor Kastratin?

Ishte prill i vitit 1981. Në atë pranverë vijnë në Frasnitë edhe profesorët Ali Xhiku, Dhimitër Shuteriqi e Jup Kastarti. Aso kohe ishte një epokë kur studiuesit nga Shqipëria vinin dhe bënin kërkime serioze në botën arbëresh. Mbanin lidhje me botën arbërershe. Më kujtohet që shkuan në Shën Adrian, por edhe në Maqi. Kërkimet shkencore të atyre viteve bëheshin me një kriter serioz, njerës të cilët mbanin përgjegjësi për ato fakte që jepnin por edhe të përgatitur. Egzistonte në punën e tyre një farë meritokraci.

Kur mbrrijnë në Frasnitë, profesore të tille të mëdhenjë siç ishin ata, edhe ne na bëhej zemra mal, sepse ishin miq nga Shqipëria.

Na dukeshin vëllezërit tanë të ndarë në shekuj, kështu që atë ditë i ftova për drekë në shtëpinë time në Frasnitë. I njoha me ambientin tim, me motrën time Rina dhe kaluam momente të ngrohta.

Ishin vite kur rregjimi nuk të jepte atë mundësi lirshmërie që kanë sot njerëzit e lirë, dhe unë isha një prift, edhe ata po ashtu, sepse kush kalonte kufirin kishin direktiva dhe norma për të ndjekur. Këtë gjë e dija, duhet të ishim të kujdesshëm për çdo pyetje, sepse çdo lëvizje raportohej. Unë këtë e dija dhe prandaj isha shumë i kontrolluar në pyetje të përgjithshme.

Profesor Jupi, ishte i vetmi që më kërkoi menjehërë të vizitonte bibliotekën.

Shkuam edhe në arkivin tim.

Vura re qe i pëlqenin shumë librat. Pyeste shpesh nëse kishim ndonjë kopje më tepër për biblotekën e tij. Ishte i interesuar për poetet shkrimtarë, pulicistë, historiane arbëresh edhe pse piksynimi i tij ishte De Rada. I shoqërova me makinën time te tre miqte në Kozencë, ku ndaluan në arkiv, dhe vizituam disa fshatra arbëresh përqark.

Kush ishin bisedat me të cilat u përqëndruat në ato takime? 

Bota ime është e gjerë, por jam i përqëndruar më tepër në drejtim të folklorit, etnografisë. Profesor Jupi ishte gjuhëtar, por ai nuk ndalej vetem në atë aspekt linguistik si ndodh me shumë gjuhëtarë steril, e dinte shumë mirë që gjuha vjen nga populli ,dhe vura re që ai shfletonte edhe librat mbi etnografinë, mbi folklorin, dhe kjo gjë më bëri të afrohesha disi më tepër.

Unë jam edhe prift, me këtë dua të them që puna me njerëzit më ka lidhur, dhe jam ne gjendje pak a shume të kuptoj edhe atë pjesën humane të tyre. Ne ate takim mes tre profesorëve te mëdhenjë nuk mohoj që shpirti më tërhoqi disi më tepër nga profesor Jupi.

Kërkova që ta njohë më tepër edhe me teper si nga aspekti shkencor, po ashtu edhe human.

Kishte atë hijen rigoroze, kur fliste për punën shkencore, dhe trasformohej në një njeri shumë human në ato pak biseda të lira.

Mësova prej tij përpjekjet jo të lehta, dhe sakrificat që bënin studiuesit shkencor, në kërkimin dhe përpunimin e tyre. Mungesa e instrumentave për punimet e tyre shkencore.

Profesor Jupi, krijoi një obelisk veprash. Ajo që më ngeli në mëndje ishte momenti kur mësova prej tij, që Ai në vitin 1963 kishte themeluar “Boletini shkencor” Organ i Universitetit “Luigj Gurakuqi”. E konsideroj një akt të madhe e te nevojshëm, revisten shkencore kur mendoj që bota e sotme katedrat akademike e Kalabrisë nuk ka ende një organ të saj shkencor siç kishte dikur në Shqipëri “Revista Filologjike”.

Në fund kur mbaruan vizitat e tyre, që të tre Profesorët Shuteriqi, Xhiku, e Kastarti lanë shënime tek libri “ Bibliotekës”. Ndërsa profesor Ali Xhiku e Prof Shuteriqi ishin të shpejt dhe sintetizues ne përshtypjet e tyre,ndérsa Prof Kastarati, u tregua i detajuar, shumë bujar në shpirt, e nuk u kursye në fjalët e dedikimit.

Ja se çfarë shkroi .

Sot për sot Antonio Bellusci është një nga personalitete më të shquar të kulturës materiale kombëtare shqiptare, ndër arbëreshët e Italisë. Personaliteti poliedrik i këtij dietari të mirënjohur shfaqet në disa drejtime… Ai është edhe një specialist për botën shqiptare të arbërorëve të Greqisë, dhe për shpirtin shqiptar të Koronejve. Ai ha interesa shkencore në folklor e pulicistikë, etnografi. Mikut tim të ngusht e të shtrenjtë i uroj gjithë zemër të mbahet 100 vjet me shëndet të plot, me freskinë intelektuale dhe këtë entuziazëm”. Ato fjalët e tij më dhanë forcë, sepse shpirti i tij i bukur më dhuroi edhe “Kohen” që është gjëja më e shenjtë.

Profesor Jupi kishte atë thjeshtësinë e tij, që e bënte akoma më madhështor.

A i kthyet ndonjëherë vizitën mikut tuaj Prof Kastrati?

Që nga dita që u njohëm kërkuam mos t’i humbisnim lidhjet. Regjimi nuk na jepte lirshmëri, por me rënien e tij, unë u ktheva në Shqipëri në vitin 1993.

Qëllimi im ishte, të rregjistroja e të mblidhja folklor në disa zona të Shqipërisë si në Tepelenë, Vlorë, Mallakastër si edhe në Shkodër. Ishte muaji gusht dhe nisem për Shkodër.

Telefonoj mikun tim Jup dhe takohemi në shtëpinë e tij.

Ishte një pritje e mberkullueshme. Atje takova zonjën e tij. Një grua fisnike, mirëpritëse, dhe një ambjent i qytetëruar. U njoha me vajzat e tij Diana dhe Fatmira.

Ishin të reja, dhe shumë bukuroshe, por mbi të gjitha të shkolluara, dhe të edukuara.

Ishte një familje intelektuale. Vura re një shtëpi karakteristike fisnike Shkodrane. Mbizotronte ajo doza e kulturës, që të bënë sa të thejshtë por që imponon respekt.

U ndjeva si në familjen time. Një ditë shkuam edhe në plazh.

Më krijuan një ambjent, që ato sekuenca i ruaj sot si karolina në kujtesën time.

Të nesërmen, më reservoi të shkonim edhe tek Istitutin e Shkodrës, ku Profesor Kastrati ishte një prej themeluesve të këtij istituzioni, i cili shumë shpejt u shëndërrua në Universitet.

E vizitoja për herë të parë këtë istitut. Qëndruam disi gjatë në ato korridore, i shoqëruar nga kujtimet dhe përpjekjet e prof Jupit, për pengesat që kishin patur me studentët, për shkak të mungesë tekstesh,mjetesh mësimore, si edhe vështirësitë që ai kishte hasur në punën e tij shkencore,ku në atë vite kadetrat shkencore, nuk kishin as mjet për rregjistrime, as video, për traskriptime, por ishin të pajisur vetëm me tekste, fletore dhe laps. Ai ishte edhe Përgjegjësi i Katedrës së gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës, dhe ishte i pari që kishte futur lëndën e Historisë së albanologjisë,si degë e Universitetit.

Gjatë qëndrimit tim në Shkodër shkova me Prof Jupin në një fshat afër Shkodrës në një familje ku do të rregjistroja këngë të hershme, si edhe për kostumin tradicional të zonës së Zadrimës. Kaluam një ditë plot informacione por edhe ato momente si dy miq të vjetër ku koha rrejedh, kujtimet ngelen, e shpirti shërohet.

Shumë emocionuese ishte promovimi i veprës së tij Histroria e Albanologjisë (1497-1853). Isha atje dhe mora pjesë. Është një vepër kolosale. Ka diçka në veprat e mikut tim Jupi, sepse të gjitha janë të fuqishme, janë shkencore, janë monumentale. Kujtoj që më bëri edhe një dedikim. E ruaj në bibloteke. Janë shenja që nuk i fshin asnjë kohë. Do të rrojnë me gjuhën, sepse gjuha arbërore nuk vdes kurrë! Dua të shtoj që në bibliotekë ruaj edhe “Historia e Gramatologjisë shqiptare 1635-1944”

Ç’mund të na thoni për veprën e profesorit Jup kastrati lidhur me botën arbëreshe?

Në punën e tij të madh shkencor vepra e prof. Jupit mund ta konsideroj si ai atomi që brenda ka protonet dhe elektronet. Botimet e tij shkencore mbi botën arbëreshe ishin ato elektronet e lira që fluturonin mbi arbëri dhe përqëndroheshin tek De Rada.

Bota arbëreshe e tërhiqte si një cicrce drejt vëllezërve të të njëjtit gjak,

Kur e takova në vitin 1981, Prof Kastrati, pak vite më parë më 1979, ai kishte shkruar Studime mbi De radën, dhe shkroi edhe më vonë shumë për të, por ajo që më bëri me krah dhe u gëzova tej mase ishte “Veprat historiko – filologjike dhe publicistike të Jeronim de Radës”, botuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA).Kur e pash këtë libër mbi tavolinë për një çast mu kujtua “Tavolina e tij e punës”plot dorëshkrime, copëza letre, dhe për një moment ato shkronja mu shëndërruan në sytë e tij të lodhur, por që kurrë nuk humbën dritën.

E shfletova, këtë epope deradiane e në mëndjen time mendova: Kjo është një komedi hyjonore për De Radën. Ishte një vepër gjigante, një vepër e ndarë në aspektin: “Vepra historiko-gjuhësore”, “Vepra historiko-letrare”, “Profile historiko-letrare”, në “Vepra historike, publicistike, politike” raporte korrispondenza, “Epistolar” të De Radës. Në këtë vepër ku janë ndërthurur dhe radhitur kërkimet e tij historike,gjuhësore, por më tepër si një publicist i gjithanshëm, ku ajo bashkësi fjalësh, mendimi, kërkimi shkencor lidhen në mënyre organike, e jo vetëm, por penetron edhe një stil artistik, sepse kur lexon, disa pjesë duken herë si poezi e herë si prozë.

Studimet e tij mbi botën arbëreshe e kthyen profesor Jup Kastrati në një historian,sepse autorët arbëresh i shtjelloi në kushtet historike, Prof Kastrati demostroi që është një letrar ku hulumtoi studime edhe mbi letrsinë arbëreshe,një etnograf, sepse preku studime mbi kulturën dhe folklorin arbëresh, hartues i një fjalor, rregjistori një toponomastikë arbëreshe dhe së fundmi edhe një monografist .

Çfarë do ti shtonit kësaj interviste të shkurtër? 

Dua të shtoj se në këtë 100 vjetorin e tij edhe pse ai nuk është fizikisht midis nesh, ka lënë veprën e tij gjigande, por ka lënë edhe të bijën e tij, Diana Kastrati e cila po ecën në gjurmët e të atit, që mbështet e mbron botën arbëreshe, me të cilën u ushqye që e vogël, nga ambient ku bota arbëreshe nuk mungoi kurrë.

Me siguri që miku im Jupi nga lart është i kënaqur për zgjedhjen e saj si mbështetëse e botës arbëreshe. Me sa kam parë dhe vënë në dijeni, është një “bilëz” që punën, me vendosmëri, me këmbnguljen, dhe ka një detyrë tej mase të vështirë për momentet që po kalon sot Arbëria.

Është drejtoreshë e një ambjenti të një Arbërie jo të rehatshme, të një Arbërie që po lëngon, që po vuan. Të një Arbërie që është abuzuar!

Uroj që forcat e saj të shkjonë në atë drejtim që shkuan energjitë e të atit, e personalisht kam shpresë që duke mbështetur njëri-tjetrin, bota arbëreshe dhe bota shqiptare, duke qenë një Arbëri e bashkuar, mendoj se edhe arbëreshi do të rikëmbët.

Amaneti im është; Mos harroni gjuhën! 

Mendoj se ky është edhe amaneti i mikut tim Jupit, e të gjithë atyre profesorave që shkrinë energji për gjuhën dhe botën arbëreshe.

Po humbëm gjuhën nuk ka më Arbëri!

I paharruar jeta dhe vepra e mikut tim, vëllaut tim, profesorit shumë dimensional, euridistit Jup Kastratit

Përgatiti intervistën

Ornela Radovicka

Qëndra albanologika A. Bellushi mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar në 1980.

Në KUVENDIN ILIR 1972

AT BELLUSCI DHE PROF. JUP KASTARTI ME TË SHOQEN E TIJ