“Mama Klorin” një histori universale emigracioni

E hënë, 29 Prill, 2024

Pak ditë më parë në ambientet e Universitetit New York College, në Athinë, u zhvillua promovimi i projektit “Mama Klorin”, me ideatore artisten Doreida Xhogu. Një projekt ky i realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi.

“Mama Klorin” është një vepër vizuale që i kushtohet grave emigrante që punojnë si punëtore pastrimi,  të cilat rrëfejnë përjetimet e tyre nga jeta përpara dhe pas mbërritjes në Greqi. Projekti ka për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për jetën dhe sakrificat e këtyre grave “të padukshme”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ambasadorja e Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga, Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës – Kosovo in Greece, z. Fitim Gllareva, diplomatë, akademikë, artistë, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi, etj.

Mama Clorin

Një pastruese në Skopelos me nënën e saj, emigrante nga Shqipëria, ende pa mbaruar shkollën e Arteve të Bukura, dhe tani punon si ndihmëse shtëpiake dhe artiste në të njëjtën kohë.

Doreida Xhogu bashkon dy cilësitë e saj në projektin kolektiv artistik. “Mama Klorin”.

Në bashkëpunim me gra emigrante “me duar të arta”, ato punojnë kolektivisht për të treguar jetën e tyre, para dhe pas mbërritjes në Greqi, arsyen pse u larguan nga atdheu, punët që kishin më parë, qëllimet që kanë apo nuk kanë.

“A jam shqiptare? A jam greke? Apo jam të dyja?” pyet Xhogu, e cila vendosi të tregojë historinë e saj “një histori universale që prek shumë njerëz”, por edhe të ndryshojë rolet e vendosura.

“Që gratë të bëhen mjeshtre të aftësive të tyre “skulptore që do të krijojnë shishet e tyre të pastrimit dhe do të lënë gjurmë mbi to, dhe jo lëngjet e fuqishme që u prishin duart”.

Pastruese nga e gjithë bota krijojnë punime balte, gatuajnë receta nga vendlindja e tyre dhe tregojnë historitë e tyre para dhe pas kamerës.

Kush është Doreida Xhogu

Doreida Xhogu është një artiste pamore me origjinë shqiptare e cila u diplomua në Shkollën e Arteve të Bukura të Athinës në vitin 2021. Kërkimet artistike të Doreidës janë fokusuar kryesisht në çështjet e identitetit dhe etnisë. Ajo eksperimenton me një gamë të gjerë materialesh dhe teknikash – materia është në thelbin e praktikës së saj. Skulptura, mineralet, kashta, vizatimi, fotografia dhe video janë disa nga mediat që ajo përdor. Bashkëpunimet janë po aq të rëndësishme, ajo shpesh punon në sinergji me stilistë, regjisorë apo fotografë. Përveç kësaj, ajo shpesh krijon ditarë dhe libra DIY duke përdorur kombinime materialesh të papritura. Doreida është një anëtare themeluese e Krikos Social Group, një vend bashkëpunimi për ngjarje kulturore. Ajo jeton dhe punon në Athinë, Greqi.