Ish-Kryetar për dy dekada, inxhinier Agim Karagjozi, President Nderi i Federatës PanShqiptare “Vatra” ka ndërruar jetë më 3 prill 2018.
Ai vdiq në moshën 92 vjeç, ndërkohë që la pas vetes bashkëshorten Rozi ( e cila vdiq një vit më pas), dhe djemtë Zyhdinë dhe Shpëtimin, vajzën Angela, motrën Bukuroshe, vëllanë Vesimin, mbesën Miranda (Telegrafi) nipin Armand (Vinçani), si dhe shumë nipa e mbesa, kushërinj e familjarë në SHBA dhe Shqipëri.
Agim Karagjozi pinjoll I fisit të njohur gjirokastrit u lind me 1 shtator 1926, në Gjirokastër, në një familje të pasur qytetare, që shquhej për atdhetarizëm.
Katër klasë të arsimit fillor i bëri në qytetin e lindjes,(Gjirokastër) ndërsa klasën e pestë në Vlorë. Në vitet 1938 – 1944 vazhdoi shkollimin në liceun e Korçës, dhe në gjimnazin e Gjirokastrës dhe në gjimnazin e Tiranës.
Që në moshën 16 vjeçare i riu Agim Karagjozi u përfshi në veprimtari aktive me Rininë Nacionaliste të Ballit Kombëtar. Në vitet 1943-44, ishte anëtar aktiv në rininë e Ballit Kombëtar në Gjirokastër, Vlorë e Tiranë. Në verë 1944, ishte vullnetar në batalionin “Besnik Çano” që shkoi në Kosovë për të luftuar kundër forcave të Mihajloviçit në Qafë të Morinës, ku ra dëshmor i riu Hamit Troplini.
Në moshën 18 vjeçare, nëntor 1944, së bashku me të atin dhe shumë nacionalistë të tjerë mori rrugën e mërgimit, përmes një odiseje të vështirë, me një motobarkë arritën në Itali. Saga e ikjes nuk përfundoi aty, por vazhdoi drejt Turqisë. U regjistrua dhe kreu studimet universitare për inxhinieri elektrike në Robert College të Stambollit. Ëndrra e tij ishte “Toka e Lirisë”, Amerika.
Pas studimeve, më 1956 ai erdhi në Amerikë. Pa asnjë mëdyshje mori kontakte me vatranët dhe u bë pjesë aktive e Vatrës. Në 6 dekada, ka qenë pjesë e Vatrës, duke shënuar një rekord historik në Vatër, duke u bërë kështu vatrani me më shumë vite aktive në Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA.
Inxhinier Agim Karagjozi e udhëhoqi Vatrën për dy dekada- 1991- 2012, madje në kohë shumë të vështira, nga viti 1992 deri në njëqind vjetorin e Vatrës dhe pavarësisë së Shqipërisë, kur dha dorëheqje për arsye të forta shëndetsore. Për shumë kohë ai pat drejtuar edhe degën më të madhe të Vatrës, atë me nr. 29 në Nju Jork.
Karagjozi së bashku me atdhetarët e tjerë nacionalistë u bënë pengesa kryesore e regjimit komunist të Tiranës, që u përpoqën ta neutralizonin veprimtarinë Kombëtare, antikomuniste të Vatrës, ndërsa pas rrëzimit të komunizmit, mbështetën forcat e reja demokratike në Shqipëri.
Kosova e robëruar, ishte plaga që i shkatonte më së shumti dhimbje, nacionalistve shqiptar në mërgim, dhe vatranve kryetarit të saj Agim Karagjozit. Ai e orientoi Vatrën në periudhën e lëvizjve të mëdha në diasporë kah Kosova, duke i dhënë mbështetje pa kushte drejt Lirisë.
Vatrën e ngjizi nga Amerika me lëvizjen për lirinë e Kosovës, dhe vet u bë mik i veçantë me Dr. Ibrahim Rugova, i cili tek Vatra dhe Karagjozi, gjente “derën e hapur” të shtëpisë së Shqiptarve në Amerikë.
Agim Karagjozi me vatranët dhe dashamirët e vatrës në Amerikë, nuk kurseu asgjë për Lirinë e Kosovës. Ai e hodhi Vatrën në aksion për të mbledhur ndihma për Luftën, dhe me një delegacion, që e udhëhoqi ai, i dërguan ndihmat monetare tek përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës në Tiranë. Jo vetëm kaq, por së bashku me një grup vatranësh, ai shkoi deri në Tropojë, duke udhëtuar përmes Shqipërisë së rebeluar, që kishte rrëmbyer armët, dhe duke vënë jetën në rrezik,shkuan në spitalin e qytetit, takuan të plagosurit e Luftës, duke dorëzuar ndihmat që kishin marrë prej Amerike.
Z. Karagjozi në filimin e bombardimeve kundra serbisë e ndjeu veten me fat, tek përfaqësoi Vatrën historike në takimin këshillues me Presidentin Bill Klinton, pjesë e përfaqësisë së Shqiptarve të Amerikës.
Ishte periilli 1999 I bombardimeve, kur Shtëpia e Bardhë, kërkojë me anë të Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Sandy Berger, një përfaqësi me 11 veprimtar të komunitetit shqiptar në Amerikë, që të takoheshin në zyrën e sigurisë kombëtare të Shtëpeisë së Bardhë me Presidentin e SHBA, Bill Klinton, përkatësisht dy javë mbasi nisi të bombardohej Serbia.
Ky takim është mbajtur në momentin historik të prillit 1999, kur me kontributin pas kuintave të ish kryetarit të KKSHA, Ilir Zherka, në Shtëpinë e Bardhë, në dhomën e Roosevelt, Presidenti Clinton u takua me njëmbëdhjet përfaqësues të komunitetit shqiptar – Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan dhe organizatave të tjera shqiptare.
Kjo pjesëmarrje e kryetarit të Vatrës, në grupin e shqiptarve në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA, është parë nga vatranët ashtu si dikur, ajo e paraardhësit të tij i famshëm, ish kryetarit themelues i Vatrës, Fan S Noli, që pat takuar presidentin Wilson, në takimin me përfaqësuesit e Kombeve në SHBA, dhe iu lut për shpëtimin e Pavarësisë së Shqipërisë në prag të Konferencës së Paqës.
Po ashtu, ai ndjehej me fat që në ceremoninë për pranimin e Shqipërisë në NATO,organizuar në Shtëpinë e Bardhë nën drejtimin e Presidentit George Bush,mori pjesë bashkë me një grup vatarnësh.
Karagjozi do të mbahet mend edhe për faktin se ishte ai që e ideoi dhe inicjojë së bashku me vatranët e përkushtuar dhe bërjen e Vatrës me një shtëpi stabël, atë që Vatra e ka edhe sot.
Jonuz Ndreu, një ish vatrant i devotëshëm( i ndarë nga jeta) pati thënë : “Për rreth një shekulli Vatra ka vuajtur për ta pasur të vetën një shtëpi, por kjo u bë realitet vetëm në sajë të seriozitetit me të cilin e kreu Karagjozi detyrën e kryetarit për grumbullimin e fondeve të shtëpisë së Vatrës. Edhe, pse kryetarët e Vatrës patën kërkuar me këmbëngulje që fondet të shpenzoheshin për gazetën dhe botime të tjera, apo për emërgjenca, ai kurrë nuk tha”PO”, por kundërshtoi me argumenta, dhe i sigurtë punoi dhe siguroi fondin e domosdoshëm. Po t’i shtosh këtij faktin edhe kontributin që dha i biri, Zyhdi Karagjozi, që gjeti një banesë që shitej përmes bankës, dhe duke mos marrë asnjë interes për vete.”
Jonuz Ndreu i cili vdiq tre vjet më parë , ka lënë një mesazh për Shtëpinë e Vatrës, “Duhet thënë pa mëdyshje se vatranët u bënë me shtëpi nga vatranët, nga Kryetari Agim Karagjozi dhe i biri, Zyhdiu”.
Për aktivitetin e tij atdhetar z. Agim Karagjozi është nderuar nga Qyteti i Lindjes,që e ka shpallë “Qytetar Nderi të Gjirokastrës”, është nderuar nga Presidentët e Shqipërisë me ” Shqiponjën e Artë” dhe me Urdhërin “Nder i Kombit”.