Kanada/ Një mbrëmje përkujtimore për të nderuar valltaren shqiptare, Lili Cingu

E premte, 3 Maj, 2024

Mbrëmja e 24 marsit shënoi një sukses tjetër të RH Scholarship në Toronto, organizuar nga Teuta dhe Tea Haxhillari. Një mbrëmje përkujtimore për valltaren e njohur Lili Cingu e cila u nda nga jeta pak kohë më parë. Një mbrëmje e mbushur me emocione, krenari dhe energji të mrekullueshme, që shënoi një tribut të paharrueshëm për ikonën e vallëzimit shqiptar, Lili Cingu, e cila ka jetuar dhe vepruar në Kanada viteve të fundit. Kjo natë u bë një festë për të gjithë pjesëmarrësit, duke sjellë përqafime të forta, lotë dhe krenari për një artiste të mrekullueshme.

Presidentja e RH Scholarship, Tea Haxhillari, në hapje të mbrëmjes, duke përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit, njoftoi me krenari se një nga bursat e ardhshme do të mbajë emrin e nderuar të Lili Cingut.

Në një shfaqje të mrekullueshme, Grupi i Valleve “Shqiponjat e Vogla”, nën koreografinë e Ramazan Këllezit, sollën në skenë performanca emocionuese të valleve, duke përhapur magjinë e vallëzimit shqiptar dhe duke përshkruar historinë e një artisteje të madhe.

Grupi i valleve të Misionit Katolik Shqiptar “Nënë Tereza”, të koreografisë së denjë të Denajda Dhrimaj, përjetoi momente të mrekullueshme të profesionalizmit dhe emocionit, duke shkëlqyer në skenë me interpretimin e tyre të ndjeshëm.

Për të shtuar mrekullinë e kësaj mbrëmjeje poeti shkodran, Bledar Tafaj, krijoi një poezi të veçantë për Lili Cingun, e cila u paraqit me talent nga spikerja e njohur Antigoni Papastathi.

Mbrëmjen e elektrizoi prania e një tjetër emri të njohur të artit shqiptar, gjigandes së skenës muzikore shqiptare, Irma Libohova. Me një karizmë dhe energji të papërshkrueshme, Irma Libohova mbushi sallën me melodi dhe emocione, duke sjellë në kujtesë këngët më të bukura të kohëve të kaluara.

Kjo ishte një natë që do të ruhet përjetë në kujtesën tonë, një natë për të kujtuar, për të festuar, dhe për të nderuar një artiste të jashtëzakonshme, Lili Cingu!