Vëllimi poetik “A nord delle mie costole”, (Në veri të brinjëve të mia, shtëpia botuese Bertoni ) i shkrimtares Denata Ndreca është në garë për një nga çmimet me të rëndësishme të letërsisë në Itali, “Premio Strega”. Libri garon në kategorinë “Strega Poesia”.
“Në veri të brinjëve të mia” BertoniEditore është në Strega Poesia. Dhe nuk di çfarë të them, përveç faktit që e dua këtë gjuhë po aq sa timen dhe, ndonjëherë ndihem paksa si bija e saj.
Dua vetëm t’ju falënderoj me gjithë zemër, sepse më keni dhënë një moment barazie dhe vetëm në këtë mënyrë mund të preken momentet e lumturisë. Qoftë festë e fjalës, e poezisë, për të gjitha faqet që do ta vazhdojnë këtë garë”, shkruan autorja në facebook.
Mbi librin
Vëllimi poetik “A nord delle mie costole” Ndreca e botoi prillin e kaluar (një nga kushtet për pjesëmarrjen në këtë konkurs është edhe publikimi i veprës gjatë 15 muajve të fundit). Ky libër është një rrugëtim gjatë të cilit autorja eksploron mungesën, distancën dhe dashurinë duke përdorur shkrime të lehta, por therëse, delikate por të dhunshme, një përkëdhelje që lë gjurmë.
Mbi autoren
Denata Ndreca lindi në Shkodër dhe kreu atje studimet e larta. Gazetare, përkthyese dhe poete, ka botuar në Shqipëri disa vëllime poetike dhe libra për fëmijë. Veprat e saj janë vlerësuar me tituj e çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, janë përkthyer në disa gjuhë të huaja dhe përfshirë në antologji të ndryshme letrare. Është pjesë e lidhjes së 17 akademikëve të artistëve dhe shkrimtarëve “Pergola Arte Firenze”.
Ka puplikua disa vëllime poetike: “La ragazza del Ponte Vecchio” (2020), “Calicanto” (2020), “Tempo negato” (2019), “Un faro nella nebbia” (2018), “Senza Paura” (2017), “Intorno a me” (2003), si dhe krijimtari për fëmijë “I giorni della Pace” (2022), “Sono io” (2019) dhe “La carrozzina magica” (2017).
Mbi çmimin
Çmimi “ Strega u krijua në Romë në vitin 1947 nga shkrimtarja Maria Bellonci dhe Guido Alberti, pronar të firmës prodhuese të Likerit Strega, i cili i jep emrin e tij çmimit dhe lidhet me tregimet rreth magjisë në Benevento (që datojnë që nga koha e klasikëve antikiteti).
Pas luftës, ky çmim u bë një forcë shtytëse për botën e kulturës italiane, e rraskapitur nga mbi njëzet vjet diktaturë fashiste dhe konflikti i fundit. Kështu gjatë dimrit dhe pranverës së vitit 1944 filluan të mblidhen miq, gazetarë, shkrimtarë, artistë, letrarë, njerëz të të gjitha partive të bashkuar në pjesëmarrjen e një teme të dhimbshme në të tashmen dhe të pasigurt në të ardhmen.
Shkrimtari i parë që mori çmimin Strega, në vitin 1947, ishte Ennio Flaiano, me librin “Koha për të vrarë”. Gjtë këtyre viteve dymbëdhjetë gra kanë fituar çmimin. E para, në 1957, ishte Elsa Morante, ndër të tjera edhe Margaret Mazzantini e Melania Mazzucco etj. Nder shkrimtarët më të njohur që janë vlerësua me këtë ccmim janë Umberto Eco. Vepra e tij “ Emri i trëndafilit” p[as vlerësimit me këtë çmimi u përkthue në shume gjuhë të tjera. Alberto Moravia, Dino Buzzati Primo Levi, Claudio Magris etj
Ndërsa çmimi Sterga për Poezinë u krijua në vitin 2023, si një vlerësim për vepra letrare me karakter poetik.
Pesë finalistët do të prezantohen më 19 maj në Panairin e Librit të Torinos, ndërsa fituesi do të shpallet më 5 tetor.
Gjithashtu këtë vit jepet edhe çmimi “Strega Poesia Giovani”, votuesit e të cilit janë nxënës të shkollave të mesme të larta të shpërndara në Itali dhe jashtë saj.