“Katër i Radës – Kujtime pezull” 27 vjet pas tragjedisë

E shtunë, 27 Prill, 2024

Ditën e enjte, më 28 mars, në orën 19:00, në kanalin YouTube dhe në faqen e Facebook të Institutit Ndërkombëtar të Teatrit italian vjen sërish një ditë dëshmie dhe kujtimesh në poezi për tragjedinë e anijes “Katër i Radës”.

Projekti i cili realizohet për të katërtin vit radhazi u ideua nga Ermelinda Bircaj dhe Fabio Tolledi në kujtim të tragjedisë së anijes shqiptare “Katër i Radës”, e përplasur nga marina italiane më 28 mars 1997, me rreth 120 persona me origjinë shqiptare në bord, kryesisht gra dhe fëmijë, të drejtuar për Italia.

Në përpjekje për të parandaluar uljen e saj në bregdetin italian, përplasja shkaktoi fundosjen e mjetit lundrues me vdekjen e 81 personave, 27 të zhdukur, vetëm 34 të mbijetuar.

“Katër i Radës – Kujtime pezull” lindi nga nevoja për t’i dhënë zë një kujtimi të harruar që lidh në heshtje të dy brigjet e detit, nga Vlora në Otranto.

“Kujtesa nuk është vitrinë por është mish që digjet” thotë Ermelinda Bircaj “Kujtesa është e gjallë dhe është e rëndësishme sepse është prania e një të shkuare që ne ende e bëjmë çdo ditë në Mesdhe”.

Nisma, në edicionin e saj të 4-të, me fjalët dhe tingujt e poezisë shqipe, kërkon të “kapërcejë” këto dëshmi, duke lidhur dy brigjet dhe duke u dhënë zë të dyve. Një kalim që lidh Vlorën me Otranton, vende të përfshira në rrugëtimin tragjik të Katër të Radës, një ditë dëshmish dhe kujtimesh në poezi, që realizohet çdo vit në 28 Mars.

Në iniciativë do të marrin pjesë: aktorja dhe interpretuesja Emerlinda Bircaj, regjisori Fabio Tolledi, aktoret Roberta Quarta dhe Simonetta Rotundo (Astràgali Teatro), të cilat së bashku me Ermelinda Bircaj do të lexojnë disa poezi (në shqip dhe italisht) të shkrimtareve Valbona Jakova nga libri: “Në kurrizin e zemrës”, Eleni Mingu Bircaj nga libri “Pranë Adriatikut” , dhe nga Albert Hitollari nga libri “Melodia e shpirtit”. Gjithashtu do të transmetohet video e performancës së Ermelinda Bircajt e krijuar në bashkëpunim me Bruno Barillari me titull “Senza Nennè”.