Zvicër/ “Ninullë” i Adrian Asllanit filmi më i mirë në Festivalin “Movie Day”

E premte, 3 Maj, 2024

Të rralla janë rastet, kur filmi i parë debutues, i metrazhit të shkurtër artistik, realizohet deri në ato përmasa artistike sa të të lë mbresa të pashlyeshme. Një i tillë rast, është filmi “Ninullë” (2023), me skenar dhe regji të filmbërësit të ri, me shkollim dhe banim në Zvicër, Adrian Asllani.

Këtë e provoi edhe vlerësimi si filmi më i mirë në festivalin e filmit “Movie Day” të mbajtur më 22 dhe 23 mars në Romanshorn të Zvicrës.

Në këtë edicion të 11-të filmat konkuruan në dy kategori të realizuesve të rinj të filmit.

Në kategorinë A përfshihen filmat e krijuesve deri në moshën 16 vjeç, ndërkaq në kategorinë B janë filmat e regjisorëve deri në moshën 25 vjeç.

Në mesin e konkurruesve në kategorinë deri në moshën 25 vjeçe ishte edhe filmi “Ninullë” i Adrian Asllanit.

Gjatë ndarjes së çmimeve, anëtari i jurisë z. Aaron Asteria, deklaroi: “Filmi ‘Ninullë’ ka ngjallur një debat të madh brenda jurisë, sepse është një film që ngërthen në vete pikëpamje nga balada e Goethes “Der Erlkönig” e deri te qasja e Frojdit për raportet prindër/fëmijë. Pas diskutimeve të shumta, juria, pa hezituar fare, vlerësoi se ky është filmi më i mirë”.

Vlen të përmendet se për filmin “Ninullë” ky është çmimi i pestë që e merr nga shtatë festivale ku është shfaqur deri tani.