Sopranoja njohur Dëshira Ahmeti Kërliu mirëpritet në Vatrën e Nolit dhe Konicës

E hënë, 29 Prill, 2024

Dy artistët e mëdhenj Ramë Lahaj dhe Dëshira  Ahmeti Kërliu do të pushtojnë Teatrin e famshëm “Saint George” në ishullin Staten Island

Sopranoja e shquar e Kombit Dëshira Ahmeti Kërliu e shoqëruar nga z. Qemal Zylo themelues i TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” u mirëprit në Selinë Qendrore të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” në Bronx.

Ndërsa ngjisnim shkallët së bashku për të hyrë brenda në selinë e Vatrës, Dëshira tha se ndihej sikur vinte në shtëpinë e saj të ngrohtë në Dibër. Dhe kishte të drejtë, ngase ajo është mirëpritur dhe më parë bashkë me artisten me famë botërore Inva Mula dhe e kishte ndjerë më nga afër këtë mikpritje, jo vetëm të shkruar ndër gazeta. Sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj, Editori i Diellit z. Sokol Paja, z. Ilir Cubi anëtar i kryesisë si dhe vatrani, njëkohësisht dhe kryetar nderi i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” z. Bashkim Shehu i uruan artistes së shquar Dëshira Ahmeti Kërliu mirëseardhjen.

Zoti Pashko Camaj në fjalën e tij plot kulturë dhe respekt i shprehu mirënjohjen sopranos së dashur dhe i tha se si Vatër ne do t’ju mbështesim në koncertin klasik që do të organizohet, më 12 prill në Teatrin “Saint George” në Staten Island. Interesant ishte fakti, kur Dr. Camaj hoqi paralelen midis historive të tij dhe sopranos Dëshira Ahmeti, mbasi që të dy vinë nga treva që janë lënë padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë si Dr. Camaj nga Mali i Zi dhe Dëshira Ahmeti nga Dibra e Madhe. Dr. Camaj foli plot krenari për Vatrën e Nolit dhe të Konicës.

Dëshira Ahmeti është sopranoja e parë shqiptare në teatrin e Shkupit të Maqedonisë dhe vazhdon të punojë atje si dhe ka dhënë koncerte në disa skena në Europë dhe në Amerikë.

Editori i Diellit z. Sokol Paja tha se Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” gjithmonë i mbështet artistët dhe nëpërmjet gazetës “Dielli” ka ftuar të gjithë shqiptarët e Amerikës që të marrin pjesë në Koncertin Gala të tenorit shqiptar me famë botërore Ramë Lahaj dhe sopranos së shquar të kombit tonë Dëshira Ahmeti. Jemi shumë krenar i thane artistes z. Ilir Cubi dhe z.Bashkim Shehu me performancën tuaj në skenat shqiptare dhe botërore duke e prezantuar Kombin kudo ku keni debutuar.

Qemal Zylo në fjalën e tij falënderoi Dr. Camaj për mikpritjen e tij dhe mbështetjen që ju japin gjithmonë si Vatër artistëve, gjuhës, kulturës dhe Kombit. Sopranoja e shquar Dëshira Ahmeti Kërliu vazhdon të ketë një bashkëpunim të shkëlqyer dhe si udhëheqëse artistike e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit sigurisht brenda mundësive për shkak të angazhimeve të saj.

Dëshira Ahmeti falënderoi nga zemra Dr. Camaj dhe Vatrën me kryetar të saj z. Elmi Berisha që do ta mbështesin fuqimisht Koncertin Gala ku repertori më së shumti do të ketë vepra te jashtëzakonshme shqiptare si dhe disa nga repertori i huaj.

Artistët do të debutojnë në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të New York-ut, më 12 Prill në orën 7.30 mbasdite në teatrin “Saint George” në Staten Island, New York.

TV “Alba Life” se shpejti do te sjelle kroniken e përgatitur enkas për këtë vizitë në Vatrën historike.

Cilët janë dy artistët e mëdhenj që do të pushtojnë Teatrin e famshëm “Saint George” në ishullin Staten Island.

Sipas faqes zyrtare Ramë Lahaj është një tenor nga Istogu i Kosovës. Ai njihet për performancat e rregullta në teatrot më prestigjioze të operës në botë. Ndër rolet e tij të shquara janë Alfredo (La Traviata), Duka i Mantovës (Rigoletto), Rodolfo (La Bohème), Edgardo (Lucia di Lammermoor) dhe Pinkerton (Madam Butterfly).

Ramë Lahaj ka lindur në Istog të Kosovës. Ai u rrit në një familje jo-muzikore me tetë fëmijë. I lindur dhe rritur në një vend të sunduar nga një regjim totalitar për shumë vite pati një ndikim të rëndësishëm në jetën e hershme të Lahajt, ai ishte vetëm 15 vjeç kur shpërtheu lufta në Kosovë. Ai është artisti i parë në Kosovë, para dhe pas luftës, që performoi në skenat më të rëndësishme të arenës ndërkombëtare në botën e operës, përkrah emrave të mëdhenj si legjenda e operës Placido Domingo, të cilët i dhanë edhe çmimin më të madh të Konkursit Botëror të Operas. çmimi prestigjioz dhe i rëndësishëm, “Operalia” në vitin 2016.

Gjatë dekadës së tij të parë në këtë profesion, Lahaj u shfaq në skenat më prestigjioze të teatrit të operës. Përfshirë në këtë rast Shtëpinë e Operas Mbretërore Covent Garden, Opera Kombëtare e Parisit, Teatrin Bolshoi Moskë, Gran Teatre del Liceu, Arena di Verona, Opera Australia Sydney, Los Angeles Opera, Teatro Real-Madrid, Deutsche Oper Berlin, StaatsoperBerlin, Haus Für Mozart- Salzburg, Semperoper Dresden, Royal Albert Hall, Opera Tel Aviv, Teatro Massimo di Palermo dhe shumë të tjerë.

Zoti Lahaj ka interpretuar në koncertin që u mbajt në qendrën Kosmos, ne Washington për nder të 20 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë.

Ai ka bashkëpunuar legjendën e operës botërore Plaçido Domingo.

Dëshira Ahmeti me origjine nga Dibra e Madhe ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura, dhe ndihet krenare qe ka pasur pedagoge Nina Mula. Ajo punoi në Teatrin Kombëtar të Operës në Tiranë, gjithashtu është e punësuar si e vetmja shqiptare në Teatrin e Maqedonisë, në Shkup.

Ajo ka realizuar disa role te rendesishme si ne rolin e Mikaeles nga Opera “Karmen”, Pamina-s nga “Flauti Magjik”, Santuca-s nga “Kavalieria Rustikana”, Neda-s tek “Paljaci”, Liu-t, “Turandot”, Leonora “Forca e Fatit”, Antonia në “Rrëfimet e Hofmanit”.

Në operën shqiptare , në rolin e Donikës nga Opera”Skënderbeu”. Ajo është shquar dhe ka dhënë koncerte të ndryshme Gala me Orkestrën simfonike të Operas dhe Baletit të Maqedonisë të Tiranës dhe të Prishtinës dhe Filarmoninë së Shkupit, si edhe Radio Televizionit Shqiptar në Tiranë.

Ka marrë pjesë në Mbrëmjet Gala në Tirane dhe në Manhattan si psh. në mjediset e Simphony Space një mbrëmje madhështore për Zonjat shqiptare të Nju Jorkut, me gra që janë integruar me dinjitet dhe kulturë në Amerike organizuar nga Albania Excellence, botuar në një libër të veçantë me bashkautorë Flora Nikolla dhe Kozeta Zylo.

Në skenën e Operas në Tiranë si dhe në Manhattan në Koncertin madhështor “Luleborë”, në nder të 100-vjetorit të lindjes së kompozitorit të shquar Simon Gjoni ajo debutoi denjësisht bashkë me artistët e tjerë.

Ajo ka luajtur në skena prestigjioze, Amerike dhe në Evropë, dhe në ngjarje të mëdha të Atdheut, si për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë e në Shkup, në bashkëpunim me Inva Mulën. Dëshira Ahemeti është e martuar me këngëtarin e njohur dhe prestigjioz Arjan Kërliu dhe kanë një vajzë shumë të talentuar Dea-n nje artiste që premton shumë. Arjan Kërliu ka një kontribut të çmuar në art dhe kulturë.

Dëshira njihet për zërin e saj të veçantë në muzikën klasike, për interpretime në veprat e Puçinit, si: “La Bohem”, “Toska”, “Madama Butterfly”, “Turandot” e kështu me radhë.