SHBA/Artisti shqiptar publikon një këngë për Fan Nolin dhe Faik Konicën

E hënë, 29 Prill, 2024

Haxhi Zeneli është një nga zërat më të dashur të muzikës popullore shqiptare, shkruan portali  “Acromax.

Këngëtari numëron një sërë projektesh të cilat kanë bërë histori në zhanerin e muzikës popullore, thotë Acromax, së fundmi  ka ardhur me një tjetër projekt interesant që rrallë e ndeshim në ditët e sotme.

Sipas saj Haxhi Zeneli kësaj radhe po na vjen me projektin e tij më të ri nga Amerika, duke sjellë këngën që ka natyrë patriotike, ku ai i ka dedikuar një këngë – video-klip, dy figurave më të spikatur në diasporën shqiptare në Amerikë, Nolit e Konicës.

Projekti i ri titullohet “‘Fan Noli e Faik Konica, Rreze te Diturisë”.

Ky portal thotë se këngëtari ulqinak Haxhi Zeneli,  jo pa qëllim zgjodhi këtë muaj, për të publikuar këngën e radhës.

Teksa për Acromax ai ka treguar dhe arsyet e kësaj zgjedhje duke shprehur:

“‘E zgjodha, për t’i kujtuar ata të cilët na inspiruan dhe ushqyen me atdhedashuri edhe pse larg atdheut të tyre, ata nuk pushuan asnjëherë duke punuar për atdheun e tyre. Kjo këngë ju kushtohet dy figurave të ndritura të kombit tonë: Fan Nolit dhe Faik Konicës. Si inspirim i të gjithë atyre patriotëve të kombit, pasuan edhe angazhimet e mëdha, siç janë edhe ato të Marsit që kanë prodhuar shumë ngjarje historike të pas luftës së Dytë Botërore.”’

Më tej këngëtari i mirënjohur Haxhi Żenęli, që prej disa dekadave jeton në Amerikë, ka thënë se “kronologjia e ngjarjeve të Marsit fillon që nga demostratat e studentëve të 11,27 Marsit 1981, pastaj nga aty orteku vinte e zmadhohej çdo ditë, deri tek beteja e lavdishme e 5, 6 dhe 7 Marsit në Prekazin legjendar të Ahmet Delisë e të Tahir e Nebih Mehës, të Hamzë dhe Adem Jasharit me babai e tyre Shabanin, e deri tek UÇK-ja. Marsi ka shumë, ka edhe Korçën, Ditën e Mësuesit, kemi edhe 8 Marsin, ditën e Nënës ,e në veçanti të Nënës Shqiptare, të nënave që përkundën djepat dhe rritën heronjt e kombit, “  Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për Kombin Shqiptar!

Acromaxi bënë të ditur se kënga e tij dhe pse ka pak ditë që është “hedhur”në Youtube (Haxhi Zeneli – Fan Noli e Faik Konica, Rreze te Diturisë (Official Video 4K-https://m.youtube.com/watch?v=aXF7W2iWso0) është përqafuar nga ndjekësit për mesazhin e veçantë që përcjell.