Kroaci/ Mjeku i njohur shpall kandidaturën për parlamentin kroat

E diel, 5 Maj, 2024

Doktori i shkencave biomedicinale dhe subspecialisti në onkologjinë urologjike në Klinikën Universitare Urologjike në Zagreb, dr. Shoip Shoipi, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Kroaci. Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, Dr. Shoipi ka shprehur qëllimin e tij për të përfaqësuar interesat e pakicave kombëtare shqiptare, boshnjake, malazeze, sllovene dhe maqedonase në vendin e tij.

Në një komunikim ne rrjetet sociale Dr. Shoipi ka theksuar rëndësinë e diversitetit kombëtar dhe ka shprehur bindjen e tij se bashkërendimi i kësaj pasurie kombëtare do të sjellë përparim në shoqëri. Si një mjek dhe një anëtar i komunitetit të pakicave, ai ka premtuar të përpiqet për të siguruar që të gjithë qytetarët, pavarësisht prej kombësisë apo prejardhjes kulturore, të kenë mundësinë për të realizuar ëndrrat e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të komunitetit.

Në njoftim  Dr. Shoipi ka shprehur vizionin e tij për një Kroaci të angazhuar dhe të drejtë, ku çdo qytetar të ketë mundësinë për të arritur potencialin e tij dhe për të kontribuar në shoqëri. Ai ka premtuar të punojë për promovimin e diversitetit kulturor, forcimin e arsimit dhe punësimit, si dhe sigurimin e aksesit në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët.

“Si përfaqësuesi juaj parlamentar, vizioni i punës sonë do të synojë kryesisht promovimin e diversitetit kulturor, forcimin e arsimit dhe punësimit dhe sigurimin e aksesit në kujdesin shëndetësor për çdo qytetar. Ne do të insistojmë në promovimin e programeve që nxisin integrimin e komunitetit tonë nëpërmjet të kuptuarit dhe respektimit të kulturave, gjuhëve dhe zakoneve të ndryshme. Në të njëjtën kohë, detyra jonë do të jetë ruajtja e identitetit të komunitetit tonë duke mbështetur iniciativat arsimore, ngjarjet kulturore dhe institucionet që promovojnë trashëgiminë tonë. Ju ftoj të më jepni mbështetjen dhe besimin tuaj. Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri drejtësie, optimizmi dhe solidariteti”, theksoi ai në letrën publike.

Dr.Shoip Shoipi është me prejardhje nga rrethina e Gostivarit, shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe të mesmën në Tetovë, studimet i kreu në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti i Mjeksisë, është specialist-urolog, subspecialist në onkologji urologjike, ku dhe ka doktoruar në shkencat biomedicinale. Ai me vite të tëra është një nga specialistët e dalluar në Klinikën Universitare Urologjike në Zagreb, ku me shumë dashamirësi dhe fisnikëri kryen misionin e tij të doktorit.