Kroaci/ 10 vjet programi “Më fol në gjuhën tënde“

E premte, 16 Maj, 2025

Më 16 Mars 2024, në sallën e Qendrës Studentore “S. Radić”, në Zagreb, nën organizimin e Kordinacionit të Këshillave dhe Përfaqësive të Pakicave Kombëtare të Zagrebit, nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare të Zagrebit  dhe Prefekturës së Zagrebit së bashku me nxënësit që mësojnë gjuhët amtare: çeke, boshnjake, hungareze, maqedonase, ruse, polake, serbe, ukrainase festuan Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare dhe 10 vjetorin e programit “Më fol në gjuhën tënde”.

Ishte një feste e bukur shumëgjuhësie, ku morën pjesë mbi 100 nxënës, në sallën e mbushur plotë me fëmijë, prindër, mësues, anëtare të këshillave, organizatave të komuniteteve dhe kroatë. Nxënësit shqiptarë recituan në gjuhën shqipe pjesë nga poema “Bagëti e bujqësi”, “Edhe unë kam të drejtë!“, “Abetare“, “Kryefjala e fjalëve“, ndërsa Hira e arsimit parashkollor këndoi këngën “Zemra më rreh për Shqipërinë“, që u pëlqye shumë dhe u duartrokit nga publiku.

Programin e përshëndetën kryetari i Kordinacionit të Këshillave, Armin Hožić dhe përfaqësuesja e Zyrës për Kulturë të Bashkisë së Zagrebit, Ljiljana Klašnja, e cila falenderoi nxënësit dhe mësueset, në mënyrë të veçantë ideatoren e këtij programi dhjetëvjeçar mësuesen e mësimit të gjuhës shqipe e kulturës shqiptare Melita Orešković.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.