Shkrimtar, dramaturg, eseist, poet, regjisor, një figurë shumëdimensionale, Stefan Çapaliku ishte pjesë e mbrëmjes kulturore të organizuar nga ambasada shqiptare në Athinë. Aktivitet ky i organizuar me qëllim promovimin e letërsisë shqiptare në diasporë.
Në një bashkëbisedim sa profesional, aq edhe të këndshëm shkrimtarë, poetë, artistë dashamirës së letërsisë shqiptare dhe kolegë të autorit, ndanë ide për letërsinë e sotme, trajtimin e temave që trajton kjo letërsi, si edhe perceptimet apo përjetimet e shkrimtarëve ndaj epokave apo sistemeve në të cilat ata kanë jetuar.
Duke u ndalur tek vlerësimi i z. Çapaliku, Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga, vlerësoi se, ai i përket kastës së shkrimtarëve që guximshëm dhe me mjeshtëri skalisin karakterin themelor të shpirtit shqiptar. “Vepra e Çapalikut”, theksoi ajo, “është si një thirrje për të evokuar kohët ku ne kemi jetuar. Me stilin e tij letrar, na tregon qasjet jo vetëm të tij, por edhe të shoqërisë shqiptare me realitetin”.
Të pranishmit ndanë mendimin se krijimtaria e Çapalikut ndihmon të kuptohet më mirë koncepti i letërsisë së sotme shqiptare dhe vendin që ajo ka në procesin letrar të globalizmit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.